Sipari i Establishmentit ra. Gjoja Basha, gjoja Patozi na salutua, ne paguam biletën. Nga Armir SHKURTI

Sill pak ndërmend fundin e një pjese teatri. Perdja bie dhe “i vrari” ngrihet dhe kapet për dore me “vrasësin”, i cili kapet për dore me “gjykatësin”, i cili kapet për dore me “hajdutin”… Të gjithë dalin nga roli dhe i përkulen publikut për të sijuar duartrokitjet. Për të shijuar mundin e i terpretimit, lojës, të bërit gjoja….

Kjo ndodhi më 23 korrik në Partinë Demokratike. Gjoja kryetari gjoja fitoi me votë gjoja të lirë. Gjoja kandidati rival humbi me gjoja dinjitet. Por më interesanti qe gjoja grupi kundër gjoja zgjedhjeve.

Menjëherë pas gjoja ngrirjes së Bashës u shfaqën disa figura të Partisë Demokratike që kërkuan disa dorëheqjen e kryetarit, disa rregulla demokratike në zgjedhjet për kryetar, por që të gjithë përfunduan në një grup të vetëm , të quajtur herë “grupi i të vjetërve”, herë “grupi kundèr”, herë grupi i Patozit, Imamit, Jozefinës, Besnikut…por që në thelb bëhej fjalë po për të njejtit. Pra ata që gjoja nuk ishin dakord me gjojangrirjen e Bashës dhe gjojazgjedhjet e 22 korrikut.

Tragjikisht, në 23 korrik, kur sipari u ngrit për të përshëndetur aktorët, edhe ky grupim ishte përdore me të tjerët, duke i vënë vulën rolit si aktor kryesorë në një pjesë të dobët teatrale, të interpretuar dobët nga aktorë çuditërisht profesionistë por që gjoja luajtën dobët. Me Bashën në ballë e përoret me të edhe këta iu përkulën publikut, duke dhënë qartaz mesazhin se “kaq ishte” dhe ne “se bashku po vazhdojmë provat për shfaqjen e ardhshme”

Pse guxoj unë të artikuloj një akuzë kaq të rëndë sa “grupi kundër” ishte lojë? Së pari, dhe më thelbësorja, ky grup nuk dha asnjë produkt politik dhe asnjë alternativë. Ai shërbeu thjesht për të kontrolluar zemërimin dhe lëvizjet e mundshme të demokratëve. Ishte alternativë mes Bashës, naivëve institucionalë që besuan tek vota e ndershme dhe votuan Selamin dhe atyre që refuzonin në rradhë të parë proçesin e njëkohësisht edhe dy kandidatët.

Edhe sikur t’u referohesh shifrave zyrtare të votimeve në PD, hiq rreth 24 mijë demokratë që jetojnë në emogracion, mbi 20% nuk morën pjesë në votim. Pra këtu janë shumë më tepër se ata që votuan Gjojaselamin.

Po ç’bëri më 22 korrik ky grupim për të përfaqësuar rrymën përkatëse në PD dhe për të materializuar kauzën? ASGJË!!!

Të shtunën Altin Goxhaj, Lorisa Ylli e demokratë e aktivistë të tjerë, për 11 orë rresht numëruan në kutinë e Durrësit, me kamera LIVE, çdo njeri që hyri e doli nga qendra e votimit. Grupimi KUNDËR nuk e bëri! Pseeee? Shmica e figurave që pamë në këtë formacion janë ish deputetë, të rrahur me vaj e me uthull në organizim fushatash, votimesh dhe numërimesh. Si për pushtet ashtu edhe brenda partisë. Të parën gjë që kanë bërë gjithë jetën ka qenë VËZHGIMI dhe MONITORIMI.

Por kjo nuk ndodhi në zgjedhjet E KONTESTUARA PARAKISHT prej tyre. Pseeee? Më e pakta që mund të bëhej ishte kërkesa për vëzhgues brenda dhomës së votimit dhe monitorimi nga jashtë e pjesmarrjes. Kjo nuk u bë! Tek – tuk dolën nja dy video ku tregohej se një njeri votonte disa herë. Dhe kaq. Kur ra perdja aktorët dolën nga roli , u përkulën dhe iu kthyen jetës së përditshme. Bashkim -thotë -Patozi. Armik kemi Ramën!

Aaa! Jo vëlla! Me a pa vullnetin tuaj, armik ju kemi edhe ju! Sepse ai kryetari i partisë tuaj i dha fitoren e “timonit vetëm” dhe ju më pas legjitimuat jo vetëm kryetarin por edhe asgjëzimin barbar të çdo demokracie, qoftë dhe formale, në Partinë Demokratike.

Sot JU (Rama, Basha, Meta, Patozi, Veliaj, Kryemadhi) jeni ESTABLISHMENTI! Jeni të gjithë bashkë në të njejtën pjesë teatri, në të njejtën skenë, ca protogonistë ca figurantë, ca të talentuar ca diletantë, ca të mirë e ca të këqinj, por të gjithë me GJOJA. Kur ra perdja num mbeti më dyshim. Shqipëria sot ka ESHTABLISHMENTIN më perfekt dhe më të plotë në gjithë kuptimet e këtij termi.

Sot demokratët janë pa strehë. Kollovarët e ESTABLISHMENTITI ia zunë. Për rrjedhim ka një energji opozitare të paparë në tregun politik. Koha nuk pret për t’i ndërtuar urgjent një shtëpi të re. Jo çadër e tendë, por shtëpi të fortë, edhe pse jo të madhe. Më beso se në pak kohë do të jetë jashtëzakonisht e madhe, pasi janë 1me 1. Establishmeti dhe antiestablishmenti…..

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

3 Comments

  1. Te lumte Armir! Deri dje thonim qe ketij populli ja kane shperlare trurin sot pa frike mund te thuash ja kane hequr fare.

  2. …..nje evidentim real i zhvillime aktuale te aktoreve qe luajnë paturpesisht ne teatrin tone kombetar….Nje kontribut i çmuar i Juaji Almir per ndriçimin e te vertetave……Po! Koha ecën dhe kërkon progresin ….presim me besim dhe respekt kontribute pozitive te njerzve te mençur qe e duan ketë vend,duan jetën….duan te ardhmen e fëmijëve te tyre !

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*