S’ka më lajme dhe jua tregoj unë se përse! Llesh P.Gjeta

Po të hapësh portalet këto ditë s’gjen lajme! Po po, ai që në kuptimin profesional quhet lajm, mungon. “Ç’i tha Rama Metës” “Letra e Blushit” e bla bla bla, janë thjesht larje truri.

Hashashi është lajmi. Tani u shtuan edhe plehrat!

Perfekt për të larë trurin duke tërhequr vëmendjen nga çdo hall e problem tjetër. Politika e lëshoi e media nuk e lëshon më kockën e hashashit. Ai është pranuar si realiteti i vetëm. Blihen votat? Mafia e drogës! Padrejtësi në gjykata? Mafia! Keq ekonomia? Bari! Mysybet rendi? Policët aksionerë në parcela! Duke qenë se në horizont nuk ka asnjë alternativë, pale zgjidhje për hashashin. Kështuqë lajmet për të janë si për një fatkeqësi të rënë nga qielli.

U shtua ky avazi i plehrave. I gjithë mllefi dhe opozitarizmi u kanalizua këtu. Këtu është edhe dritarja unike e shpresës për naivët, për ndonjë ndryshim. Referendum, protesta e diçka që të lëvizë diçka.  Edhe kjo është kockë e shijshme për mediat. E lëpijnë , e kafshojnë dhe shtyjnë ditë e javë me të.

Po kush mund ta prodhojë lajmin?

Para dhe mbi të gjithë ; OPOZITA! Më e pakta detyrë është identifikimi i dukurive dhe konseguenca. Do të thotë , vërtet del e thua se fjala vjen janë vjedhur paratë e një tenderi, por nuk duhet t’i ndahesh. Por për fat të keq edhe opozita po funksionon si portal lajmesh që luan me titujt e kërkon klikime. Denoncohet afera e filanit, demaskohet fisteku, ndërkohë që është doemosdoshmëri identifikimi dhe denoncimi profesional i dështimeve në rradhë të parë në ekonomi e më pas në sektorët e tjerë , të këtij pushteti. Pas tij edhe programi i daljes nga kjo situatë.

Ka akuza nga aktorë të rëndësishëm publikë e shoqërorë të pavarur se misioni i Ramës dhe shpurrës së rilindjes së tij është falimentimi i Shqipërisë për hesap të padronit Xhorxh Soros. Koha dhe përvoja e kanë vërtetuar thuajse plotësisht këtë tezë. Rilindja , që erdhi nga premisa gjoja të majta, u vërtetua si një ndër regjimet më cinikë e johuman, duke rritur varfërinë e shtuar padrejtësinë shoqërore.  Asgjë nga këto dhe asnjëherë nuk është artikuluar lidershipi i PD – së për këto. Denoncon emra policësh, shefash, inspektorësh, të lidhur me hashashin, por as për këtë nuk jep ndonjë rrugë a zgjidhje, që të paktën të prodhonte lajm.

Sa të jetë kjo situatë, cicat e këngëtareve dhe flirtet e personazheve të njohur a panjohur do të jenë lajmi.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*