SKANDAL: Italia sjell ekstremistë fetarë në Shqipëri. E zbulon The Economist.

Në 24 shtator (pra të dielën e kaluar ) një avion Boeing 737 u nis nga Bolonja dhe zbriti në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për të sjellë të 209 in person që dëbohet nga Italia. Ky proçes ka nisur që nga viti 2015 për arsye të “ekstremizmit fetar”.

Këtë lajm e jep prestigjozja THE ECONOMIST. Pyetjet që lindin nga ky lajm janë:

1 – Përse asnjë media shqiptare nuk e ka dhënë këtë lajm?

2 – Përse asnjë institucion shqiptar nuk ka bërë transparencë për të?

3 – Përse të dëbuarit për “ekstremizëm fetar” sillen nga Italia në Tiranë?

4 – Çfarë marrëveshje ka mes Italisë dhe Shqipërisë për këtë çështje?

5 – A është pjesë e kësaj marrëveshjeje edhe heshtja kriminale e shtetit italian për kannabisin vjet dhe për drogën që vjen nga Shqipëria në përgjithësi?

6- Po me vende të tjera , a ka marrëveshje të ngjashme shteti shqiptar? Natyrisht, përveç asaj të muxhahidinëve, që tashmë është e njohur botërisht.

7 – Ç’ ndodh më pas me të akuzuarit për ” ekstremizëm fetar” që ekstradohen në Shqipëri?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*