Skandal: Në reanimacionin e QSUT të kërkojnë ujë, se s’ka për të pirë

imageSa bukur spitalet tona! Atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri sundon kudo. Fjongo, shirita plot ngjyra, pemë me dëborë e topa zbukurojnë korridoret e pavioneve dhe sallat e mjekëve. Natyrisht që këto zbukurime nuk i sjell

Babagjyshi. Për disa arsye. E para , se ende nuk ka ardhur Babagjyshi, që të gënjeheshim me të.

E dyta, se Babagjyshi është zemërmirë dhe në vend të xhinglave do të kish sjellë pelena për të sëmurët dhe ujë. Po po! Ujë për të pirë….

Kujt i ka rënë halli të çojë një të afërm në reanimacion i kërkojnë pelena dhe ujë për të pirë! Jo se nuk sjell njeri ujë në pavione. Përkundrazi. Aty familjarët i sjellin të gjitha: nga uji, pelenat, letrat e lagura e të thata, sapunin e lugët deri te ilaçet e zakonshme a të rralla e që çojnë tubetat me gjak urinë e feçe në laboratore e kthehen me përgjigje. Por këtu , në reanimacion, ku vdekja ka më shumë gjasa se jeta, nuk ka fyerje më të madhe se kur, nga dera gjysmë e hapur infermjerja thërret: “Sill pampers dhe ujë për të pirë!”…

 

imageJa dhe urgjenca….më saktë korridori i urgjencës. Edhe këtu, me gëzim presin Vitin e Ri. Familjarët vrapojnë me qejf të madh në farmacitë e marketet rreth QSUT për të mbushur duart me dhurata për të sëmurët: që nga byreku e lëngjet, te  paracetamoli, PeniFlo (enë për të bërë urinën), CD për të regjistruar të dhënat e skanerit…ujë! Se harruam ujin! Se të tjerat janë falas.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*