Skandal, policia djeg qëllimisht kamionin që transportonte uniforma policie

Merr flak kamioni i policisë  që po transportonte uniforma. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:05, në Vlorë. Në aksin rrugor pranë “Burgut të Ri” . Kamioni i policisë ka marrë flakë në ecje. Mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë në  Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.  Sipas policisë makina ka marrë fjalë si pasojë e një shkëndije elktrike. Ndërkohë që një informacion konspirativ hedh dyshime për vënjen e qëllimshme të zjarrit. Pasi numri i uniformave që duhet të dërgoheshin nuk ishte i rregullt. Sipas burimeve të portalit ky incident është shkaktuar duke bashkëpunuar drejtues të policisë me firmën e cila ka bërë prodhimin e uniformave.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*