SKANDALI: Ja si e shkërdheu edhe vettingun Edi Rama.

Pas më shumë se një viti nga hyrja në fuqi e ligjit të shumëpërfolur të vetingut, ligji nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në një përpjekje për konsolidim të institucioneve të parashikuara në këtë ligj, aventurat nuk mbarojnë.

Në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës dhe në gazeta të ndryshme gjatë muajit tetor, u bënë disa shpallje për këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë pranë institucioneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerëve Publikë dhe Kolegjit të Apelimit.

Qindra juristë të arsimuar brenda dhe jashtë vendit, menduan të aplikonin me shpresën se do bëhet vetingu, do bëhet drejtësia dhe më në fund Shqipëria!

Për fat të keq, edhe pse nën zë pranohej se vendet ishin tashmë të zëna nga miq dhe shokë të politikanëve ose të vetë anëtarëve të këtyre organeve, prapë shpresa vdes e fundit…

Në komisionin e Pavarur të Kualifikimit, sipas shpalljes që vazhdon të mbetet në faqen e Presidentit të Republikës, janë shpallur vendet e lira të punës për 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 këshilltarë ekonomikë. Aplikimet duhet të dorëzoheshin nga data 23-27.10.2017 në një nga format e mëposhtme:

 

  • Paraqitjes së aplikantëve, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPK-së, në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.

 

 

  • Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27/10/2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPK konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

 

  • Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën: komisionipavarurikualifikimit@gmail.com; tek institucioni i KPK-së, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Sa aplikime u paraqitën gjithsej në këtë institucion, nuk është marrë vesh as tani, por një gjë është e sigurt ndoshta edhe 300, por ky lloj informacioni nuk merret as nga faqja zyrtare e komisionit kpk.al.

Pas një jave nga data e paraqitjes së dokumenteve, aplikuesve iu dërgua një email në adresat e tyre, duke iu përcaktuar një ditë dhe një orar për dhënien e një interviste me gojë në ambientet e këtij institucioni.

Në mbështetje të nenit 18, pika 4 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përcaktohet: “4. Autoriteti përgjegjës për pranimin në punë të punonjësve është komiteti ad hoc që krijohet pranë çdo institucioni. Ai përbëhet nga 2 anëtarë të Komisionit ose të Kolegjit të Apelimit, përkatësisht sipas rastit, të zgjedhur më short, si dhe nga Komisioneri Publik më i vjetër në moshë. Për pranimin në punë të punonjësve pranë komisionerëve publikë, komiteti ad hoc përbëhet nga 2 komisionerët publikë dhe nga gjyqtari më i vjetër në moshë i Kolegjit të Apelimit.”

Me mbylljen e fazës së intervistimit, nuk e mori vesh njeri më se çfarë u bë. Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre aplikuesve që akoma vazhdojnë të rrinë në hije dhe njëkohësisht për të hedhur sado pak dritë mbi këtë mbi këtë proces të mbuluar nga errësira e plotë, javën e kaluar janë lajmëruar me një email “fituesit e vendeve vakante” dhe sot pikërisht më datë 1 dhjetor 2017 kanë filluar punën këshilltarët e nderuar, në kundërshtim të hapur me nenin 22, pika 2 të këtij ligji: “Procesi i rekrutimit bazohet në një procedurë të hapur dhe transparente për përzgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar.”

Deri më tani nuk janë bërë publikë ende emrat e tyre, CV e tyre dhe çuditërisht nga ambasadorët e huaj ende nuk është përshëndetur ky proces.

Për t’u përshëndetur në mënyrë të veçantë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili vjen nga një karrierë në sigurimin e shtetit, Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar si drejtor juridik. Sidomos në lidhje me këtë pozicionin e fundit, mjafton të bësh kërkime në internet dhe mëson se ka pasur kallëzime të shumta për shpërdorim detyre në prokurori.

Hija vazhdon të mbulojë ende dy institucionet e tjera të vetingut, Komisionerët Publikë dhe Kolegjin e Apelimit, ku edhe pas mbylljes së datës 10 nëntor të aplikimeve, nuk ka asnjë thirrje për intervistë për aplikuesit. Këtu, nuk është çudi t’i kenë punësuar përpara paraqitjes së dokumenteve.

E si mund të ndodhë ndryshe, jetojmë në Shqipëri!

P.S Emri i Sekretarit të Përgjithshëm Ramadan Çaço.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*