Skandali në Lezhë. Kryetari i Bashkisë bllokon kryepleqtë prej një viti.

Sot për Bashkinë e Lezhës është një pèrvjetor i veçantë. Si sot një vit më parë u zgjodhën kryepleqtë. Por në këtë 1 maj 2017, një pjesë e tyre …ende nuk janë në detyrë, sepse kryetari i Bashkisë Fran Frroku, nuk u jep vulat.

Prej një viti kryepleqtë e fshatrave Shën Koll, Rilë, Bregu i Lumit, Gajush, ata të zgjedhurit, nuk ushtrojnë kompetencat, edhe pse Këshilli ka marrë vendim dhe prefekti e ka çertifikuar këtë vendim. Nga ana tjetër, çdo akt i kryepleqve të vjetër është i paligjshëm, pasi nuk kanë mandat dhe përdorimi i vulës së vjetèr është vepèr penale.

Edhe pse vulat janë gati, kryetari i Bashkisë Lezhë nuk i shpërndan, pa ndonjë shpjegim,mduke bllokuar çuditshëm këtë hallkë të pushtetit vendor.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*