Skenari i llahtarshëm i Sirisë dhe destabilizimi i Shqipërisë nga Edi Rama. Nga Flamur TAJARI

Jo rrallë, kryeministri Rama ka paralajmëruar ndërkombëtarët se nëse bie ky, këtu e sigurtë që vijnë në pushtet ekstremistë fetarë e fondamentalistë e çmos të këqinj të këtij dheu.
Për fat të keq nuk është edhe aq larg ky skenar. Kushtet në Shqipërinë e Edi Ramës nuk janë larg asaj të Sirisë së Assadit në vitin 2011. Siç deklaroi në 26 vjetorin e krijimit të PD – së kryetari Basha, situata sot ka shumë pika të përbashkëta me dhjetorin ’90. Nuk është thjesht varfërimi i shqiptarëve, por kryesorja ; shtypja sistematike e lirive.  alienimi i demokracisë, rritja prepotente e arbitraritetit të pushtetit, mprehja e luftës së klasave përmes goditjeve gjithfarëshe të kundërshtarëve politikë….
E frikshme sot është qetësia para shtrëngate. Sot shqiptarët duken të nënshtruar, të bindur, të pajtuar me fatin e tyre të keq…njëlloj si në fund të viteve ’80. E gjithë kjo heshtje e frikshme tregon akumulim të jashtëzakonshëm të një energjie reaguese dhe politike, energji që mbahet e ndrydhur për shkak të pasivitetit deri në mosekzistencë të opozitës. Çfarë duhet? Një shkëndijë!
Arrestimi i Haradinajt në Francë për llogari të Serbisë është shenja ogurzezë për tension a trazira të paktën në Kosovë.  Edhe kaq, do të qe shumë shqetësuese.
Por e frikshme bëhet kur mëson se këtu në Shqipëri kryeministri i hedh benzinë prushit që ka kaq kohë ndezur. Kërkon burgosjen me çdo kusht të 9 protestuesve të Partisë Demokratike që u akuzuan se më 8 dhjetor 2015, gjatë protestës së kësaj force politike, morën pjesë në djegien e bunkerit, vepër arti e rilindjes së Ramës!
Për rrjedhim prokuroria e Tiranës e rikthen për hetim dosjen ndaj protestuesve demokratë për vazhdim hetimesh, duke ndezur gjakrat tek një forcë e madhe brenda opozitës që mezi pret të shpërthejë dhe një pjesë e madhe shqiptarës, viktima të varfërimit, padrejtësive dhe abuzimit me pushtetin e Edi Ramës.
Pra situata dhe “rastësitë” në vend e në rajon (mos harrojmë gjendjen sot në Maqedoni ) janë shumë më pranë një skenari të madh destabilizimi (për të mos guxuar të themi më tepër), aktor kryesor i së cilës është edhe Edi Rama.
Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*