Sondazhet e manipuluara – larje truri dhe alibi në zgjedhje. Nga Armir SHKURTI

Jemi në fushatë dhe s’ka më tabù. Dikush ia kalon vëllezërve Grimm për fantazi përrallash e premtimesh, tjetri fjalime e ëmbëlsi, një tjetër në sharje e sulme e çmos tjetër. Pjesë e kësaj lëtyre është edhe sondazhi.

Në zgjedhje, ashtu si edhe në bursë, ka shumë rëndësi faktori psikologjik. Ju kujtohet sa herë ka ndërruar kursi i dollarit në vitet ’90 vetëm se vinin ca çuna në treg që vetëm bënin sikur kërkonin nga 300 a 500 mijë dollarë e pas tyre vinte ai që i kish nisur dhe shiste shtrenjtë? Kështu edhe me politikën. Kur merret vesh tendenca, një pjesë e mirë e të pavendosurve votojnë pushtetin ndërsa shumë nga ata që do të votonin partinë tjetër nuk dalin fare, me idenë se as ngre as ul vota e tyre.

Ku ka vegël më të përsosur se sondazhi për këtë marifet? S’duhet asgjë më shumë se emri i një kompanie të njohur dhe ca para.

Jo se sondazhi në vetvete nuk është i besueshëm si mjet. Përkundrazi! Shumë ndërmarrje, shoqata e parti i përdorin dendur për të mësuar atë që u duhet. Por ta jep rezultatin e saktë qur nisesh nga qëllime të mira dhe e kryen me ndershmëri dhe përkushtim. Ama nëse ti shkon -ta zemë – në Sahara dhe bën sondazh me pyetjen se “cili është vendi më i bukur i botës”, ka shumë të ngjarë që përgjigjja të jetë….”Saharaja”!

Në këtë fushatë Edi Rama e ka shpallur qartë se timonin e do për vete dhe nuk duron dot t’i fusë duar njeri në tepsi. Për këtë qëllim i duhen mbi 50% e votave ose të paktën 71 deputetë. Nga llogaritë gjysmëprofesionale dhe nga sondazhet profesionale, por konfidenciale,  PS nuk del gjëkundi me këtë rezultat. Ama me këto suposto, me ndonjë marifet në votim e në numërim edhe ia del. Më pas , sondazhi shërben edhe si alibia: ” Pse mo ça ka? Kaq e kanë parashikuar edhe të jashtimit”….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*