Soros del hapur: Shpall revolucionin mavi në SHBA….mavi si rilindja jonë! EDITORIAL

US Democratic presidential candidate Hillary Clinton makes a concession speech after being defeated by Republican President-elect Donald Trump, as former President Bill Clinton and running mate Tim Kaine(R) look on in New York on November 9, 2016. / AFP / JEWEL SAMAD (Photo credit should read JEWEL SAMAD/AFP/Getty Images)

Të nesërmen e humbjes çifti Klinton hyri në sallën e hotelit ku e prisnin në Manhatan me një të purpurt të dukshme në veshjen e tyre. Kjo ngjyrë nuk kaloi pa rënë në sy të mediave të cilat pasi u interesuan, morën përgjigjen nga zëdhënësi se “është e kuqja dhe bluja e flamurit amerikan të shkrira së bashku që japin ngjyrën e purpurt (mavi)”.

Por në fakt ky simbol shënoi fillimin e atij që ka filluar të quhet në SHBA si “revolucioni i purpurt (mavi)” i nxitur dhe financuar nga spekulanti famëkeq Xhorxh Soros. Sipas mediave amerikane, ky “revolucion” synon të bllokojë presidentin e ri Trump në masat që pritet të marrë kundër Sorosit dhe disa prej politikave të dështuara të Obamës. Strategjia e revolucionit mavi është tipike e stilit Soros – vazhdojnë mediat amerikane – me protesta në rrugë (tip “Mjafti” të Veliajt me “Nano mjaft” etj) dhe përçarje politike. Kush do më shumë informacion për këtë punë, le të shkruajë në google: soros, purple revolution, hillary clinton dhe ka informacion pafund. Por ne na intereson tjetër gjë:

BESOJ SE SECILIT QË PO LEXON KËTO RRESHTA, SA KA HASUR “REVOLUCIONI I PURPURT” I KA ARDHUR NDËRMEND RILINDJA JONË DHE E PURPURTA (MAVIJA)  të cilën Edi Rama i veshi Partisë në të cilën hyri kollovar por më pas i mori gjithçka.

E purpurta (mavija) është ngjyra e Xhorxh Soros. Aty ku tashmë ai ka instaluar perandorinë e tij , ka ngulur edhe simbolin mavi.

download

Kjo ka qenë logo e PS para rilindjes. Këto kanë qenë edhe ngjyrat e simbolet, të cilat janë të njejta me ato të Internacionales Socialiste.

Me këto ngjyra dhe për to kanë luftuar socialistë e simpatizantë të së majtës në kohë të mira e të vështira. Le të kujtojmë zgjedhjet e Libofshës në maj ’94, referendumin e kushtetutës në nëntor ’94, zgjedhjet e vitit 1996, ku socialistët protestuan , u rrahën por sërish vazhduan betejën.

Me këto ngjyra e simbole erdhën në pushtet në vitin 1997 dhe për 8 vite e mbajtën atë pushtet. Mirë të kuqen, që e kemi edhe në flamur edhe në nishanet e PS -së, po blunë, ku e gjeti Edi Rama që na prodhoi këtë mavi:

autobusi-905x395Shih në foton kryesore kravatën e Bill Klinton dhe jakën e gjerë të Hillari Klinton, në shpalljen e “revolucionit mavi” të Soros në SHBA dhe krahasoje me këtë mavi këtu. Ju kujtohet që Lal’Eri kur thoshte se e kishte komplimentin më të madh kur e quanin njeriun e Soros? Nëse jo, kliko këtu dhe shihe me zë e figurë.

Kaq mjafton për ta ilustruar se këta e kanë për nder që janë satrapët e Soros në këtë vend.

Nëse Amerika ka se si i zgjidh hallet e veta me revolucionin, me mavinë dhe sidomos me Sorosin, ne hallin e kemi shumë herë më të madh. Tek ne revolucioni mavi është fituar nga klika e Soros. Satrapët e tij (Rama e Veliaj në krye) tashmë kanë pushtetin dhe po punojnë për ta mbajtur gjatë. Sot Shqipëria është çiflig privat i spekulantit famëkeq Xhorxh Soros dhe po administrohet me shumë përpikmëri, për interesat personale të atij manjati nga njerëzit e përzgjedhur me shumë kujdes në vite. Jo më kot janë rikthyer pinjollët  e bllokut në pushtet dhe sahanlëpirësit e atij sistemi. Ata nuk kishin nga shkonin kur ndryshoi sistemi. Soros “u kujdes” për ta. Krijoi programe, projekte, institute, derisa revolucionin e purpurt e instaloi bukur bukur në vendin e shqipeve.

 

6ab640c9-d397-4965-9777-b19054662cab-0Që projekti të funksionojë duhet që të mos të të çajë kokën opozita. Për këtë arsye gjithë mediat e kapura nga Rama vazhdojnë e sulmojë e thumbojë vetëm Sali Berishën. Jo rastësisht në “Portokalli”, e tek media e Ramës fryhet teoria se “Bashën nuk e le Berisha”.

Përkundrazi! Kryetari tashmë jo më i ri i PD-së është pjesë e lojës. Një opozitë kukull, impotente, burokratike, që merret me vogëlsira e deklarata boshe, që gjoja është tejet e angazhuar në gjëra madhore se dekriminalizimi, reforma në drejtësi e ajo zgjedhore e gjoja prej tyre nuk ka kohë e vëmendje për angazhimet e tjera, është fiks ajo që i duhet një pushteti të tillë. Një opozitë që vetëm humbet në çdo garë e betejë, që demotivon elektoratin e vet e që nuk ndjek në asnjë rast çështjet e ditës dhe hallet e qytetarëve. Ajo duhet që çdo të enjte të bëjë zhurmën në teatrin e Kuvendit e për ta parë më shumë bota se shqiptarët tashmë të nënshtruar në perandorisë mavi Soros se në vend ka demokraci, ka edhe opozitë!

Tragjike është si për anëtarësinë e PS – së ashtu edhe për atë të PD -së. Ata kanë ngecur në grackën e gardheve të partisë përkatëse me dhimbjen e kafshimit të ujkut por me lutjen “Zot bëje ëndërr”. As shumica e anëtarësisë së PS – së aq më pak ata të PD – së nuk duan ta pranojnë këtë realitet, edhe pse që të dyja palët tashmë janë vasalë në perandorinë personale të miliarderit që luan si macja me miun me jetët e shteteve të tëra, përfshi edhe atë më të fuqishmin e botës.

Për fat, SHBA i ka mekanizmat për ta tretur revolucionin mavi dhe për t’i gjetur një vend të ngrohtë spekulantit globalist Xhorxh Soros. Çështja është se në këto kushte të krijuara kemi ne një shans të madh për të nisur revolucionin antisoros, për t’i kthyer PS – së të kuqen dhe PS -së blunë dhe Shqipërisë demokracinë.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*