Soros, ja si po u heq shqiptarëve mundësinë të hapin gjyq. Deklaratë e av.Altin Goxhajt dhe av. Erald Agës

Deklarate e Studios Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm
KUNDER PROJEKTLIGJIT TE PERGATITUR NGA EKSPERTET E SOROS PER DHJETEFISHIMIN E TARIFAVE GJYQESORE PER QYTETARET!!!
Studio jone ligjore ka qene dhe eshte kundra menyres se trajtimit te Reformes se Drejtesise. Kemi qene kundra edhe jemi kundra edhe me menyren e propagandes qe po i behet kesaj reforme duke mos i thene te vertetat qytetareve Shqiptare.
Nese miratohet projekt-ligji qe percakton tarifat e reja gjyqesore per te filluar nje proces gjyqesor, atehere Reforma ne Drejtesi do te quhej me te drejte Reforma Mohimit te Drejtesise. Pse? Sepse edhe nese sot qytetaret “humbin” te drejten neper gjykatat Shqiptare si shkak i presionit te pushtetit apo qeverive Shqiptare apo edhe sistemit te korruptuar ne gjyqesor, me miratimin e tarifave te reja gjyqesore, hapja apo fillimi i nje procesi gjyqesor per te kerkuar te drejten e mohuar qytetareve do t’i kushtoje aq shtrenjte sa qe do te konsiderohej LLUKS aksesi ne gjykate dhe kete te drejte praktikisht do t’a gezonin vetem qeverite, politikanet, te korruptuarit dhe milioneret.
Qytetaret dhe grupet e interesit duhet te cohen e te kundershtojne kete projekt ligj se keto tarifa nuk jane per shtetasit Shqiptare dhe xhepin e tyre. Aq me teper nuk mund te aplikohen keto tarifa te reja ne Shqiperi sipas modelit Amerikan apo Gjerman kur dime shume mire qe ne keto shtete asnje qeveritar nuk guxon te protestoje perpara gjykatave apo te neper kembe gjykatat per vendimet e tyre si edhe ku gjykatat jane plotesisht automome.
Me pak fjale, me projekt ligjin e ri te tarifave gjyqesore, me shume se 2/3 te qytetareve shqiptare “praktikisht” po i ndalohet aksesi ne gjykate si shkak i tarifave shume te larte qe shumica derrmuese e qytetareve te Shqiperise nuk mundet t’i perballoje.
Ja cfare shkruhet ne Relacionin e Sorosit se pse tarifat qe shumefishohen dhe duhen paguar ne cdo faze te procesit dhe cdo shkalle: “Duke gene se sistemi i tarifave gjyqesore aktuale nuk reflekton shpenzimet per funksionimin e sistemit te gjykatave dhe taksapaguesit ngarkohen me barren e mbajtjes se ketij sherbimi, ky ligj ka per synim kalimin, per sa te jete e mundur, te kesaj barre, fillimisht, te palet ndergjyqese te cilet iniciojne procesin gjyqesor. ”
Me respekt
Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*