Soros, rilindja, Koçoja dhe hallva me shumë sheqer!

Ka kaluar në planin B rilindja me Sorosin. Deri më sot plani A ishte heshtja. Soros nuk ekzistonte. Sa herë përmendej spekulanti globalist , zarat e soros mobilizoheshin për ta heshtur aty për aty, për tu tallur me këdo që e përmendte.

Tani që bota mbarë e ka identifikuar Sorosin si një rrezik global për sigurinë, për demokracionë, për ekonominë, “rilindasit” shqiptarë, ushtarë të spekulantit, kanë kaluar në planin B: çmitizimin e së keqes.

Shkolla bolshevike nga këta vijnë na mëson se , kur s’e mbulon dot një gjë, ndërto mitin tënd. Mero tani na e kish marrë gjoja nga një tjetër media shqiptare biografinë e  xhaxhait të rilindjes. Më e bukura është se, sipas Meros, është Koçoja flamurtari i antisorosit në vend.

Ç’kanë bërë këta? Kanë botuar biografinë zyrtare të spekulantit. Ku lindi, ç’shkollë bëri, ku ka punuar etj etj. Prej saj çdo gjë del korrekte. Por askund nuk thuhet se me spekulimet e tij shkatërroi monedhën britanike dhe atë italiane, se është verifikuar se ka gisht në komplote në Ukrainë, Gjeorgji, Argjentinë, Venezuelë. Rusia e ka shpallur armik e po ashtu Kina të padëshiruar. Sot ai është deklaruar se është ideatori dhe organizatori i revolucionit mavi në SHBA që ka shkaktuar trazira pas zgjedhjes së Trump president.

Pra rilindja me Merot po ndërton mitin e “hallvës me shumë sheqer”. Se Soros ekziston por është burrë i mirë, i pasur dhe bamirës. Kaq…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*