Soros , televizionet shqiptare dhe urrejtja që mbjellin ndër shqiptarë ndaj Trump. EDITORIAL

Lavatriçet e trurit të shqiptarëve vazhdojnë çuditërisht vijën e revolucionit mavi të Xhorxh Sorosit. Ende plot nga televizionet – përfshi edhe periferikë – vazhdojnë bombardimet e opinionit shqiptar me lajme kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ditën e betimit të Trump në edicionet kryesore të këtyre lavatriçeve të trurit të shqiptarëve na tregonin skenaret se kujt i kalon pushteti … në rast se presidenti i SHBA do të vritej gjatë betimit!

Edhe sot vazhdon avazi. Të ngjan se Top Channel, Klan, News 24 e me rradhë ndodhen në duart e ISIS kur vjen puna tek lajmet për Trump. Ç’lajme bëjnë për presidentin e SHBA e kanë kundër tij, për të mos thënë, si më lart, deri edhe në eliminimin e tij.

Nuk është rastësi në fakt, por vazhdimi i politikës Soros. Roli i tij në zgjedhjet e fundit dhe sidomos tani pas tyre është mbreslënës. Deri në prag të votimeve të 8 nëntorit “xhaxha Xhorxhi” na shitej si babaxhan, si bamirës e filantrop, njeri i paqtë që jep para sidomos për njerëzit e mendjes. Pasi prozhektorët ranë mbi të, ai ka dalë hapur nga hija ku jetoi për dekada dhe po luan rolin e financuesit të lëvizjeve të rrëzimit të Donald Trump nga president i SHBA. Babaxhani tashmë është rrezik për sigurinë kombëtare të Amerikës.

Në Shqipëri për të është shumë më e thjeshtë. Koka e pushtetit është njeri i tij më i afërt, një ndër tre figurat politike të botës të ftuar në dasmën e George Soros. Me filozofinë e spekulantit globalist Edi Rama ka thurur gjithë rrjetën e merimangës së pushtetit të tij. Ku nuk bën përjashtim media, natyrisht. “Trashja e zërit” të Andi Dobrushit sot, drejtuesit të Fondacionit Soros në Shqipëri, është pikërisht ky lloj mesazhi, që tashmë nga trapllëku a porosia, qarkullon këmbëngultas në lavatriçet e quajtura “televizione”.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Levizja antisoros duhet te organizoje protesta per shpalljen non grata te ketij batkciu dhe mbylljen e metastazave te tij ne Shqiperi si rrezik kombetar. Njerezit kane filluar te zgjohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*