Sot erdhi dita e “VOTËS KUNDËR”. Elektorati dhe qytetarët me moral vs establishmentit. EDITORIAL

Elektorati më i moralshëm e më krenar sot rezulton ai që i vuri kryq fletës së votimit në zgjedhjet e qershorit 2017! Është një pjesë e rëndësishme e shqiptarëve që haptas deklaruan se do t’i vendosnin një kryq të madh gjithë fletës së votimit, për shkak se e gjithë kjo klasë politike, pas marrëveshjes së 17 – 18 majit, prishi rregullat e lojës dhe goditi demokracinë.

Partia Aleanca Popullore, që ankimoi në Kolegjin Zgjedhor proçesin e (mos)regjistrimit në KQZ të partive dhe koalicioneve i bashkua politikisht frymës qytetare për t’i vënë kryq fletës së votimit, duke e kthyer realisht, për herë të parë, në një votë të numërueshme edhe politikisht atë.

Ngjarjet që rrodhën më pas, sidomos ato në PD me “zgjedhjen” e Lulzim Bashës demonstruan qartas çimentimin e një establishmenti me Ramën në krye të tij dhe të një opozite fasadë. Ngjarjet e fundit me dosjen “Tahiri” sot janë konfirmim pas konfirmimi i këtij realiteti.

Ndësa shumë thonë sot “s’bëhet ky vend”, “mori fund Shqipëria”…ky elektorat e kjo frymë janë shpresa. Janë shqiptarë të shprehur publikisht me fjalë e me votë, për një realitet politik ndryshe. Duke qenë në të njejtën situatë si në vitin ’90, ky elektorat, përveç votës, pa edhe frymën, energjinë, kulturën dhe qytetarinë për të përsëritur përmbysjen e 27 viteve më parë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*