Sot eshte koha e alternativave te reja dhe e udheheqesve te rinj. Nga Zef Bushati

Papa Françesku priti në “Sallën e Papëve” në Pallatin Apostolik në Vatikan një delegacion nga Universiteti i Tel Avivit, të udhëhequr nga Rektori Jozef Klafter. Nder te tjera Papa Francesku tha: “Ne kemi nevojë për mënyra të përshtatshme për të formuar udhëheqës të aftë, për të hapur rrugë të reja për të përmbushur nevojat e gjeneratave të tanishme pa kompromentuar ato në të ardhmen”. (Izraeli Sot) Papa shprehet per nevojen e “formimit te Udheheqesve te Afte”. Po ne Shqiperi ? A shqetesohet ndokush per te ardhmen e klases politike te Shqiperise ? A mendojne akademiket, profesoret, intelektualet, mesuesit e shkollave 9 vjecare, te shkollave te mesme, pedagoget e universiteteve, shqiptaret per formimin e udheheqesve te rinj ne politike ? Askush. E nese nuk mendojne nuk duhet te ankohen e te shajne cdo minut politikanet udheheqes te Shqiperise. Akrepat e Ores politike te shqiptareve kane mbetur te PD (Berisha & Basha) dhe PS (Rama & Ruçi).
Sot, politika e dites dhe qytetaret jane mberthyer tek çështja e korrupsionit, kontrabandes se droges dhe kriminalitetit. Droge, droge, me tonelata. Shqiperia ne vendin e pare ne bote, ne listen e shteteve, per perdorimin e kokaines. 27 vite po te njejtet drejtues politik. Kush shqetesohet nga akademiket e intelektualet ? Ja qe erdhi nje moment i rendesishem qe shumica e qytetareve shtrojne pyetjen: Kush mund ta zevendesoje Edi Ramen ? Lulzim Basha ? Jo. Po kush ? Po kush ? Nuk ka alternative. Ky shqetesim eshte i rendesishem, shume i rendesishem. Lideret e Opozites nuk jane te besueshem per shumicen e qytetareve, ata trashegojne mekatet e periudhes 8 vjecare ne pushtet, kur qytetaret i rrezuan nga pushteti me 1 milon vota per shkak te perfshirjes se tyre ne korrupsion, kontrabande droge e kriminalitet. Jane po ata krere te opozites qe u bene pjese e perpjekjes anti demokratike per shkaterrimin e partive te tjera me qellim qe Shqiperia te mbetej pa alternativa te reja qeverisese, por vetem PS e PD. Si mundet qe ti besojne qytetaret ketyre liderve opozitare ? Si rrjedhoje akuzat e liderve te opozites ndaj qeverise Rama per kontrabande droge, korrupsion e kriminalitet degjohen me deshperim dhe pa shprese nga shumica e qytetareve. Prandaj apeli i Papa Françeskut per ” formimin e udheheqesve te afte ” dhe te rinj eshte aktual edhe ne Shqiperi. Intelektuale te rinj duhet te çfaqen e te ngrejne zerin ne politike, jo vetem ne FB por prane partive te tjera politike, per te demostruar para qytetareve ndershmerine e tyre dhe aftesite e tyre qeverisese, per tju bashkuar udheheqesve te rinj europiane ne Itali, Greqi, France, etj., e se fundi ne Austri. Koha e politikaneve te tipit Merkel, qe per 30 vite qeverisin shtetin e tyre ka perenduar. Sot eshte koha e alternativave te reja dhe udheheqesve te rinj. Europa po ndryshon. Te behemi edhe ne shqiptaret pjese e ndryshimit e te mos mbetemi ne fund si gjithmone.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*