SpecialistAt që mbuluan hashashin me plehra. Opozita në kurth. Nga Flamur TAJARI

Ho me? U harru hashashi ë? U harru Mafia që mori zgjedhjet në Dibër? “Nuk janë socialista po janë specialista” – ka thënë rafmet pastë Pjetër Arbnori. Dhe këta të rilindjes janë dy herë p*** some: një herë kur kanë lindur e prapë kur rilindën.

Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve në Dibër plasi kjo historia e plehrave. Yyy!! – opinioni. Gazetat, televizionet, portalet, parlamenti, kafenetë. Që të gjithë me këtë merren. Po dale mo se Mafia e hashashit ju mori zgjedhjet. Kjo Mafie do t’jua marrë edhe të mëdhat. Pra ne po presim aksion politik kundër Mafias dhe hashashit…ose edhe pro xhanëm, por po presim të bëhet një gjë që ka lidhje me to. Ndërkohë politika po luhet ndryshe.

PD i kthehet normalitetit

Në këtë situatën e re të plehrave PD iu kthye politikës tradicionale. Deklarata publike, debate në kuvend, proçedura ligjore e parlamentare etj. Duket se drama e Dibrës ishte thjesht një makth, ëndërr e keqe që zhduket kur zgjohesh.

Por e keqja është se pikërisht Dibra është realiteti. Hashashi është në pikun e fushatës së “korrje – shirjeve”. Kjo fushatë e hashashit është eklipsuar totalisht nga fushata kundër plehrave. Ndërkohë që të gjithë po merren me këtë mesele e po organizohen për rezistencë, çakalli bën kërrdinë në anën tjetër. Hashashi po mblidhet, përpunohet, paketohet e shitet për shtatë palë qejfe. Me paratë e tij dhe implikimin edhe të të djathtëve në këtë biznes, zgjedhjet e ardhshme janë të humbura në tavolinë për opozitën.

Por po fitohet beteja e plehrave?

Përkundrazi! Fitimtari i vetëm i kësaj beteje është vetëm Edi Rama. Përvoja na ka mësuar se, sa më shumë bën si prepotent e si despot për një çështje, aq më të kopsitur e ka atë. Sa më i padrejtë të duket, aq më të drejtë ka. Është provuar kjo taktikë e kryeministrit që kur ishte Ministër i Kulturës e këtej. Ligjërisht po duket se këtë çështje e ka të kopsitur më mirë se çdo çështje tjetër. Xhanëm ka qenë e kopsitur dhe gati që nga koha e qeverisjes së PD – së. Por tani specialistat kanë kalkuluar me imtësi afatet , hapsirat mes ligjeve, pamundësitë për ta rrëzuar, konjukturat dhe interesat e brendëshme dhe jashtme dhe gjithçka është e fituar sido që të jetë. Ajo që po ndodh sot në sheshe e studio është teatri i zakonshëm, ku një pjesë e aktorëve as që e dijnë se janë aktorë por besojnë se po e drejtojnë ata karrocën.

Hyri tetori!

3 data sot! Tetë muaj mbeten nga zgjedhjet. Reformën për to PD ia ka besuar një komisioni të drejtuar nga Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi. Natyrisht që Oerdi është specialisti më i mirë dhe më i përkushtuar që mund të ketë prodhuar PD të paktën në 4 – 5 vitet e fundit. Por është shumë pak. Ai ka aftësi dhe mundësi që të rezistojnë që kandari ligjor të mos anohet shumë nga rilindja. Por kaq. Nuk e ka Oerdi në dorë çështjen e mafias a hashashit, çështjen e vjedhjes a blerjes së votës, influencës së pushtetit dhe dhunës gjatë votimeve. Kjo është çështje politike e madje shumë urgjente. Një muaj iku me llafe. Një tjetër po duket se do ikë me plehrat. Në prill nuk thua dot “obobo Mafia”! pa qenë artikuluar gjatë gjithë kësaj periudhe sistematikisht e pa aksione konkrete politike.

Ajo që po presim është një axhendë. Për një opozitë mundësitë janë që të mbulojë çdo problem: nga varfëria tek hashashi, nga plehrat tek zgjedhja, nga reformat tek ekonomia. Njëkohësisht të gjitha. Ka një teori parazitësh që “nuk është koha se vëmendja është përqëndruar tek….”. Nëse secili punon në lëmin e vet, do të marrë vëmendjen  e një llokme të caktuar. Bashkimi i këtyre llokmave të elektoratit në fund formon gjithë tavën.  Do të thotë se nëse ekspertët e ekonomisë merren dhe mobilizojnë atë pjesë të opinionit të interesuar me çështje ekonomie, ata të plehrave – elektoratin përkatës, ata të çështjeve sociale – fukarenjtë, në fund fare të gjithë mund të grumullohen për të votuar kundër këtij pushteti, secili për interes të vet. Nëse në shtator i thërret të gjithë për hashashin, në tetor për plehrat, në nëntor për një gjë tjetër, vështirë që në qershor ata që vijnë të votojnë të jenë të motivuar dhe të angazhuar për të zgjidhur përmes votës hallin e tyre

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*