Surpriza: Top Channel nuk e ka Sorosin asgjëkundi, as kur ai bën lajm.

 

Mbrëmë Ylli Manjani, Ministri i Drejtësisë, ishte i ftuar në Top Story. Lajmi, për një orë e ca emision, qe një qëndrim i këtij funksionari të LSI për qëndrimin e PS ndaj PDIU.

Në fakt ajo që ra në sy mbrëmë qe përmendja e Sorosit. Media të ndryshme e kishin theksuar si lajm sot edhe në titull kënaqësinë e Manjanit për luftën e Trump ndaj Soros , i cili, sipas ministrit, ka ndërhyrë në reformën në drejtësi. Këtë “hollësi”, jo vetëm që e ka injoruar Top Channel, por situata është edhe më e rëndë:

 

sorosKjo është faqja zyrtare e Top Channel. Bëni provën që bëmë edhe ne: kërko “Soros”. Nuk të del asnjë përfundim ?!

Një ndër mediat më të mëdha në vend nuk e ka në server spekulantin globalist George Soros?

E njohur si media pranë Edi Ramës, mungesa e lajmit të Manjanit për Sorosin dhe gjithë lajmeve botërore të dy muajve të fundit, pas zgjedhjes së Trump president të SHBA është goxha kompromentuese.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*