SURPRIZË: Ditmir Bushati viziton Iranin pas një “ngrice” të gjatë…

Një vizitë pa bujë kjo e ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati në Iran, një vend shumë të rëndësishëm jo vetëm nga fuqia, por edhe për shkak të disa ndërlikimeve që politika aventuriere e jashtme shqiptare ka sjellë në raportet mes dy vendeve.

Në foton e botuar nga agjencia iraniane e lajmeve IRNA shfaqet Bushati duke nënshkruar me homologun iranian Muhamed Xhavat Zarif marrëveshjen e bashkëpunimit.

Por Shqipëria gjatë kësaj periudhe ka qenë mbështetëse e fuqishme e rezolutave kundër Iranit për çështje si ajo e të drejtave të njeriut. Po ashtu ka tensionuar marrëdhënien edhe për shkak të strehimin e muxhahidinëve në territorin shqiptar.

Çudia e kësaj vizite thuaj të fshehtë, që mësohet nga burimet Iraniane dhe jo faqja zyrtare e MPJ, qëndron në kohën kur ajo po realizohet. Jemi në orët e fundit të pushtetit të presidentit Obama dhe në prag të një konfigurimi të ri të politikës globale nën presidencën Trump. Pra çne kjo ngutje e Bushatit pas një ngrice kaq të gjatë mes dy vendeve?

Sot ishte dita e parë e kësaj vizite të Bushatit dhe është kurorëzuar me marrëveshjen e bashkëpunimit. Të shohim ditët në vijim…

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*