Sy për sy e dhëmb për dhëmb! S’kemi rrugë tjetër kundër luftës së re të klasave të rilindjes. Flamur TAJARI

Gati gjysma e shqiptarëve na paskëshin thënë se diktatura e Enverit qenkësh një sistem i mirë por i zbatuar keq! Këtë sondazh na e paskësh bërë OSBE! Nuk është çudi që pas pak kohësh ky raport të ndryshojë, duke e kthyer në shumicë këtë opinion. Sepse – pa qenë nevoja fare për sondazh – kjo që ne quajmë “demokraci” është gjithashtu një sistem i mirë por i zbatuar keq. Aq keq sa për ca gjëra ka bërë të duket lule komunizmi.

Por të dy sistemet i lidh një e përbashkët; LUFTA E KLASAVE! Rilindja e Ramës nuk është as më pak e as më shumë, por vazhdimi me konseguencë dhe vendosmëri i luftës së klasave të nisur nga Enver Hoxha, por me metoda të tjera. Natyrisht nuk është ky i vetmi. Në çerek shekulli tranzicion të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë dhanë kush më shumë e kush më pak kontributin që tranzicioni të jetë një kalim nga komunizmi i etërve tek ai i bijve,

Edhe genetikisht , në krye të shtetit shqiptar kemi bijtë dhe nipërit e atyre që ideuan dhe zbatuan luftën e klasave; Sulejman Bushatit, Llambi Gegpriftit, Spiro Kolekës, Rrapo Dervishit, Lenka Çukos, Babë Myslymit e me rradhë. Jo vetëm në qeveri por edhe në drejtësi dhe institucionet ndërkombëtare. Këta patën pushtetin dhe këta u shkolluan në kohën kur mijëra bashkëmoshatarë, me prindër të shkolluar në Perëndim, tresnin talentin dhe dijet baltave të internimit.

E pranuan këtë fatalitet dhe falën këta të persekutuar , siç falën edhe të tjerët shqiptarë që i shpëtuan burgut e internimit duke ecur në teh të luftës së klasave.

POR NUK FALËN ATA!!

Sot rilindja është në kulm të zbatimi të luftës së klasave, në një formë më të fshehur. Nomenklatura e re, e përzgjedhur me shumë kujdes nga pinjollët e së vjetrës, kanë krijuar dhe konsoliduar rrjetin e tyre. Kjo nomenklaturë , brenda tre viteve, ia ka dalë të kryejë rrotacionin ekomomik. Përmes “reformave”, “bërjes shtet”, “formalizimit” ka ushtruar presion sistematike përmes inspektorateve e agjencive të panumërta, përmes burgut si kryefjalë, duke bërë që në masë bizneset të ndryshojnë pronarë ose të pranojnë ortakë të rinj, të rilindjes. Janë grabitur masivisht toka e prona të paluajtshme në emër të “interesit publik”. As në kohën e Enverit nuk ka qenë kam e  nëpërkëmbur prona private.

Liritë e njeriut janë kufizuar e nëpërkëmbur dramatikisht. Sot  të kesh një makinë të blerë me lekë djerse ke ndjesinë se po hyn me armë pa leje në brez në Ministri të Brendëshme. Burg! Gjobë! Sekuestrim! Këto kërcënime , ky terror i kuq, simetrik me atë të diktaturës së mëparshme, kanë krijuar klimën e luftës së klasave, pasi zbatohen në mënyrë selektive për të goditur kundështarët politikë. Liria e shprehjes është sulmuar ashpër. Mediat sot janë të kapura në pushteti dhe funksionojnë si propagandë e pushtetit, ndërkohë që po bëhen përpjekje për të vënë nën kontroll PËRMES BURGUT edhe rrjetet sociale!

Pas 25 vitesh aspiratë të studentëve, diploma e universiteteve shqiptare nuk njihet në botë. Nomeklatura e re i ka në shkolla jashtë fëmijët ndërkohë që universitetet në vend i goditi dhe ktheu në prioritet arsimin profesional!! Ish të përndjekurit dhe gjithë shqiptarët që NUK janë pjesë e kësaj klase të re, vazhdim të asaj sunduese në komunizëm, përveç vështirësive ekonomike, janë të dënuar të kenë arsim jocilësor dhe për rrjedhim ta kenë tepër të vështirë të bëhen edhe në të ardhmen pjesë e administratës.

Kaq sa për një ide.

Ish të përndjekurit dhe antikomunistët nuk arritën të ngrihen e mëkëmben kurrë pas viteve ’90. Një pjesë dërrmuese iku jashtë sapo ra pushteti i Ramiz Alisë. Të tjetër mbetën këtu në shpresë të kompensimeve, dëmshpërblimeve, mëshirës së shtetit. Të varfër e të dërrmuar nga diktatura rreth një e treta e popullsisë, e goditur ashpër dhe sistematikisht vazhdoi të përçahet dhe të mbahet në mjerim , pa asnjë mundësi organizimi serioz dhe pa asnjë peshë reale në politikën e vendit.

“Pulaxhinjtë” e thënë me përçmim nga kryeministri për ballistët dhe tallja me gjakun e ballistëve të ekzekutuar pa gjyq nga Mehmet Shehu në Myzeqe, shfaqja e Enver Hoxhës në çdo festim zyrtar të pushtetit, rilidhja e ngushtë e luftës me Enver Hoxhën dhe komunizmin prej rilindjes nuk lenë më dyshim: LUFTA E KLASAVE ËSHTË NË KULM TË ZBATIMIT, NË NJË FORMË TË RE.

Deri më tash, ia ka dalë me shumë sukses të instalohet e të veprojë. Heshtja e opozitës dhe distancimi “i buzëqeshur” i PD – së nga përndjekja politike e ndihmon pa masë. Sot në Shqipëri kjo është kuptuar dhe ndjerë, por ende nuk po formëzohet një organizim politik që t’i kundërvihet

SY PËR SY – DHËMB PËR DHËMBË!

Lufta e klasave do përgjigje. Këta nuk kanë mëshirë e për rrjedhim edhe përgjigjja është e doemosdoshme të jetë e njejtë. Dy janë mundësitë për këtë përballje: ose një (a disa) nga partitë politike që janë shprehur si të djathta apo përfaqësuese të përndjekjes , të pozicionohen për rezistencë të ashpër kundër luftës së klasave, ose formimi sa më parë i një fronti të ri, me këtë mision. Çështja kombëtare, shenjtëria e pronës, shtet i së drejtës në vend të shtetit ligjor, arsim cilësor në të gjitha ciklet e sidomos; dënimi i krimeve të komunizmit dhe hartimi i një strategjie kombëtare për çrrënjosjen e komunizmit, të ngjashme me Makartizmin në SHBA të jenë shtylla.

NUK KA MËSHIRË PËR ATA QË NUK PATËN MËSHIRË E PËR MË KEQ, QË PO KTHEHEN PO AQ EGËR, DUKE LUFTUAR ME PRANGA E URI, ÇDO KUNDËRSHTAR POLITIK!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Lufta e klasave nuk ka ndalur per asnjemoment ne Shqiperi.Tashme po duket hapur. Me nje strategji te paramenduar dhe te organizuar nga sigurimi,qe kandryshuar emer, dhe pjellat e PPSH=PS+PD+LSI kane vazhduar perndjekjen politike,sidomos me synimin per ti larguar nga vendi,ne radhe te pare duke i lene pa pune. Dukei goditur me anen e bandave te tyre,ne veçanti,Prokuroria dhe Gjykatat,kundershtaret politike dhe ekonomike. I ashtuquajturi”korrupsion”eshte nje strategji kriminale,e paramenduar dhe e organizuar.Kryebanditet e politikes,sajojne pafund te ashtuquajturit “ligje”per ti hapur hapesira biznesi banditeve te tyre prokuror dhe gjyqtar,qe te grabisin qytetaret e varfer,ne shperblim qe bejne keta bandite,per perndjekjen politike,qe ju bejne kundershtareve politike dhe ekonomike.I cilesoj bandit,se vetemme banditizem,duke mashtruar,manipuluar,shkelje te proçedurave,shkelje te ligjeve dhe kushtetutes,ata arrijne krimet e tyre,si mision i ngarkuar nga kasta komuniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*