Takim sekret i Trump me Bashën. Bilali ka fotot. Koçi i kërkon Kolit të mbyllë gojën.

Koçi – Po të them një sekret, por mos bëj gafë t’ia thuash njeriu!

Koli – Ç’ka ngjarë mo aman?

Koçi – Trampi, Trampi! Ka kërkuar të takojë me ngulm Bashën!

Koli – Ou? Po pse ta mbaj kaq sekret?

Koçi – Po se Basha nuk do të merret vesh. Meqë është në fushatë, lajmi për takimin me Trampin mund të ndikojë tek rezultati. Ti e di si janë shqiptarët…

Koli – Po mirë o, për mirë do ndikojë për Bashën..

Koçi – E pra! Po Luli nuk e pranon pandershmërinë në zgjedhje, prandaj e ka mbajtur sekret.

Koli – Po ty kush ta tha?

Koçi – Një fermer në Korçë! E tha në një town hall dhe Basha s’ e deshi veten!  “Nga e more vesh që do takoj Trump-in” i tha.

Koli – Po a janë takuar thua?

Koçi – Oj të takuar! Por Basha  vazhdon ta mbajë sekret dhe ka shumë frikë se mos i nxjerr fotot e takimit me Trump Bilali

Koli – …Bilali..ai i fotos së Ramës me Obamën mo?

Koçi – Jo or jo! Është një tjetèr …po është sekret…Ore se mos i thuash njeriu se llap pak si shumë ti!

 

Foto marrë nga portali syri.net

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*