Talenti laçjan që po habit edhe ekipet e huaja.

Ky është djaloshi 16 vjeçar nga Kurbini, që po bëhet i njohur dhe nga ekipet e huaja. Ndonëse 16 vjeçari nuk e kishte dhe shumë deshirën të publikohej në shtyp, nga fakti se ende jam i vogël, dhe nuk kam dhënë ende atë që duhet si futbollist.

Indrit Tuci menjëherë pas një ndeshje me ekipin U 17, pasi ka shënuar dy gola, është diktuar si futbollisti më i spikatur. Jo vetëm fakti i shënimit të dy golave, por dhe loja efektive e tij ka tërhequr vemendjen e tifozerisë dhe disa të pranishmëve. Menjëherë presidenti i Mamurrasit Ded Ndreca i ka bërë ofertë mefushorit Tuci, për në ekipin e tij. Sipas presidentit mamurrzak ky futbollist qenka i lindur për futboll, duke i dhënë vlera djaloshit kurbinas i cili ka luajtur me disa ekipe të vendit. Indrit Tuci do e kundërshtonte Ndrecën nga fakti se ai ka një tjetër ofertë nga një ekip i moshave, ndaj ai do të bëhet pejsë e skuadrave italiane. Tuci në një turne të zhvilluar tre vite më parë në Itali, ka shënuar rreth 25 metra golin e fitores ndaj ekipit napolitan, dhe kjo ndeshje ka dhënë efektet e tija, ndaj ai ka marrë oferta nga ky ekip.

Gjatësia 1.88 një mundësi e tij në lojën me kokë, preferenca e tij në përdorimin e topit, në momentet finalizuese. Me ekipin e tij Indriti mban shiritin e kapitenit të skuadrës, ndërkohë, loja e tij bëhet dhe më aktive dhe rezultative nga ajo që i shërben Florian Trokthi pjesë e grupit nga ky ekip. Indritin e duan të gjithë shkoët e ekipit, përpos dhe stafi teknik dhe pjesa e personave që e njohin mirë talentin e veçantë, dhe mbi të gjitha Indriti vlerësohet për urtësinë, si dhe profesionalizmin e tij. Për futbollistin nga Kurbini do të flasin dhe mjaft trajnerë që kanë stërvitur 16 vjeçarin, si futbollisti me plot dinamikë dhe mjaft teknik. Shumë shpejt mesfushori Indrit Tuci do të përfaqësojë ngjyrat Kuq e Zi për ekipin tonë Kombëtar.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*