Tashmë erdhi dita e Metës. A po ikën nga koalicioni? Nga Armir SHKURTI

Po e bëre në det ta sjell kripa në gjellë – thotë populli. Gjatë këtij 4 vjeçari Edi Rama është sjellë me LSI-në si një bashkëshort që ka kapur gruan në flagrancë por s’e le se s’ka ç’i bën fëmijëve. Që në marrëveshjen e prillit 2013 rilindja u shpjegoi shqiptarëve se më i rëndësishëm është largimi i Saliut. Ky qëllim justifikonte çdo mjet.

Më vonë, pasi Edi Rama u ul në sediljen e kryeministrit “ia mbulonte” vazhdimisht aleatit mëkatet, me një nëntekst që ashpër thërriste: “Ça ti bëj mo vlla? Iliri është ai që është, por po e hoqa, kthehet Saliu dhe bëhet nami i zi këtu”.  Ndërsa qartaz dhe pa skrupuj janë shprehur strukturat dhe militantët. Po të lexosh ndër vite se ç’shkruajnë të LSI -së për Ramën e rilindasit dhe rilindasit për Metën dhe LSI- në, merr vesh se ky koalicion meriton atë shprehjen që thotë populli për çifte të tilla: “dy gjarpërinj në një jastëk”…

Por sot Meta ka gjithë të drejtat e Zotit ta lerë aleatin e tij për çështje parimore. A mundet ta mbajë kryetari LSI – në në një koalicion të udhëhequr nga një drogaxhi dhe gënjeshtar? Të kuptohemi, këto dy cilësi Ramës ia çertifikoi Departamenti Amerikan i Shtetit kur raportoi se vendi ynë është prodhues i rëndësishëm marijuane dhe rrugë kalimi i heroinës dhe kokainës si dhe pastrimit të parave. Këto Rama na i kishte mohuar , me përqeshje madje. Pra, heq qeros hem fodull. Edhe drogë edhe gënjeshtar? ….Këtu pra Meta ka ditën. A do mbajë edhe ai përgjegjësitë që denoncon raporti i DASH apo do distancohet?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*