Task forca kundër drogës, e PD -së, fasadë brilante për Edi Ramën. EDITORIAL

Partia Demokratike ka marrë kryesimin e një task force kundër kanabisit në qeverinë Rama. Çudi është e gjithë marrëveshja për bashkëqeverisje Rama – Basha, por kjo e task forcës i tejkalon çuditë.

Sivjet, sipas shumë burimeve të informacionit dhe analizave, mbjellja e hashashit është pothuaj zero. Kjo edhe për shkak të superprodhimit të vjetshëm që ka mbetur stok. Pra task forca demokrate ka shumë të ngjarë o të mos gjejë gjë, ose shumë pak se ç’ka kapur vet Tahiri dhe Xhafa, duke çertifikuar kështu vullnetin e Ramës “pèr të luftuar drogën”. Dhe kjo, në rastin më të mirë, kur anëtarët e kësaj task force kanë integritet e as shiten as frikësohen nga pushteti……

Duke vazhduar me supozimin se kjo task forcë do të ketë integritet dhe përkushtim maksimal, le të kujtojmë se vitet e kaluara parcelat “i shpëtuar” syrit të policisë dhe po ashtu edhe patrullimeve ndërkombëtare nga ajri. A do t’ia dalë brenda një muaji ky grup trimash demokratë të bëjë atë që s’ka bërë dot një polici e tërë?

E nëse ia del vërtet të zbulojë e denoncojë kanabisin, duke qenë pjesë e qeverisë Rama, natyrisht që suksesi i takon atij që ka përgjegjësitë politike.

Pra ç’iu desh kjo task forcë opozitës, që në çdo rast zbukuron fasadën e Edi Ramës?

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*