Taulantizmi i Partive Politike në Republikën Parlamentare Jakup B. GJOÇA

Fillimisht, kam një pyetje për shqiptarët, për ata që De Jure janë SOVRANI, por që De Facto në fushatat zgjedhore, parlamentare dhe vendore përdoren si lolot e kryetarëve të partive, ( nga Sistemi Zgjedhor, që kanë imponuar kryetarët e partive), dhe përherë votojnë “UNI”-n e kryetarëve të partive, por aspak Vullnetin e vet.
-Kë nga kandidatët për deputetë, që janë në Listat e Kryetarëve të Partive, do të votonit me dëshirë, më bindje, që t’ju përfaqësonte në Parlament?
Te përgjigja e kësaj pyetjeve, DUHET TË FILLOJË debati, diskutimi: Sa Demokraci ka në Shqipëri?
Vetëm Taulant Balla është “senator” i përhershëm në Parti (Socialiste). Cilido kryetar partie të shkojë dhe të vijë në Parti, Taulant Balla, nëpërmjet “artit” të zotësisë së tij personale, ka arritur të jetë i përkëdheluri i çdo kryetari partie. Pavarësisht, sa e ka, apo nuk e ka personalitetin, sa reputacion gëzon, apo jo në elektorat dhe në opinionin publik. Taulant Balla, deputet me kryeministër Fatos Nano. Taulant Balla, deputet edhe me kryetar Edi Ramën, edhe pse PS dështon 2 herë në zgjedhjet parlamentare. Taulant Balla, deputet edhe me kryeministër Edi Rama. Taulant Balla do jetë sërish edhe deputet me Rilindjen Socialiste, edhe pse Rilindja Socialiste dështoi tërësisht si qeverisje!
Nëse Taulant Balla do të ishte kandidat për deputet, në Librazhd, në vendlindjen e vet, dhe Sistemi Elektoral do të jetë i atillë, që elektorati voton drejtpërdrejt kandidatin për deputet dhe jo Listën e Partisë, A DO TË VOTOHEJ NGA BASHKËFSHATARËT DHE BASHKËQYTETARËT E VET TAULANT BALLA PËR DEPUTET?
Ky fenomen i “senatorizmit” të përjetshëm të Taulant Ballës në Parti (Socialiste) përbën në Tranzicionin Politik të Shqipërisë fenomenin politik “Taulantizmi i Partive Politike” është përjashtim për vendet demokratike normale, por është veçori vetëm për republika të prapambetura në këndvështrimin e emacipimit demokratik.
Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Ridvan Bode janë mbledhur në një restorant të Tiranës dhe “qajnë” hallin e tyre të përbashkët, dhe ky hall i tyre i vetëm dhe i përbashkët është mosqënia e tyre në Listat e PD për kandidatët për deputetë.
Ndërkohë, që në spitalet e Tiranës dergjen dhjetëra qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PD-së, ngaqë u helmuan në mitingun elektoral të PD-së.
Ishministrat dhe ishdeputetët e PD-së, arritën deri aty, sa kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të PD-së, si hakmarrje personale, ngaqë nuk i bëri më ata deputetë.
Ndërkohë, ishministrat dhe ishdeputetët e PD-së nuk u merakosën, nuk u shqetësuan, nuk ua nxorri goja, qoftë edhe një fjalë inkurajimi, një fjalë humane: “ Të shkuara!” për simpatizantët dhe anëtarët e PD-së, që u helmuan, ngaqë morrën pjesë në mitingun elektoral të PD-së.
PD-ja, (partia edhe e Jozefinës, edhe e Majlindës, edhe e Ridvanit, edhe e Arbenit) është në fushatën elektorale, dhe kundërshtari i vetëm politik për çdo simpatizant dhe anëtar i PD-së është Kryeministri Rama, janë ata që në 4 vjet keqqeverisën Shqipërinë. Kundërshtarë politikë në fushatën zgjedhore parlamentare të PD-së janë ata, që edhe Topalli, edhe Bregu, edhe Bode, edhe Imami, si deputetë të PD në Opozitë, i kanë akuzuar për korrupsion, për keqqeverisje, për arrogancë pushtetore.
Mirëpo, në kundërshtim me këtë logjikë politike, Topalli, Bregu, Bode, Imami e shikojnë kundërshtarin politik të tyre te Kryetari i PD-së dhe madje, para fushatës elektorale. Jo, se këta ISH-ët ministra për 12 vjet dhe ISH-ët deputetë për 12 vjet ndjejnë përgjegjësi për PD-në, jo sepse kanë merak dhe shqetësim për elektoratin e PD-së…
Kryetari i PD-së Sali Berisha në 24 qershor 2013 mori përgjegjësinë politike për humbjen elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Mirëpo, përgjegjës politik i humbjes elektorale të PD-së në 2013, ishin edhe ministrat e PD-së, Bregu, Bode, Imami, që qeverisën 8 vjet! Përgjegjëse politike e humbjes politike të PD-së në 2013 ishte edhe Topalli, kryetarja e Parlamentit, që kryesoi 8 vjet! Përgjegjës politikë të humbjes elektorale të 2013-s ishin edhe deputetët e PD-së!
Përgjegjësia e humbjes elektorale të Partisë është kolektive!
Dhe përgjegjësia politike për Humbjen elektorale merret duke u vetpërjashtuar tashmë nga të qënit deputetë! Mirëpo, ISH-ministrat nuk ndjenë aspak përgjegjësi politike personale, sepse meraku i tyre është të garantojnë privilegjet personale, me ofiqet politike, sikurse është mandati i përjetshëm i deputetllëkut!!!
Mirëpo, gjithë bashkëpërgjegjësit politikë të humbjes elektorale të PD-së në 2013, jo vetëm që nuk kërkuan ndjesë publike ndaj PD-së, as në 2013, por në 2017-n, këta, bashkëpërgjegjës të humbjeve elektorale të PD-së, bëhen edhe parakohe varrmihës të shpresës të fitores elektorale të PD-së!
Po, po! Këta, ishministra dhe ishdeputetë të PD-së, SABOTOJNË sot fushatën elektorale të PD-së, ngaqë mbetën jashtë listës së PD-së, duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të PD-së, ngaqë i përjashtoi nga privilegji i …senatorizmit të përjetshëm partiak!!!
Edhe sikur PD-ja të shkojë në (tjetër) disfatë elektorale, edhe sikur PD-ja të “digjet” elektoralisht, këta ISH-ët e PD-së as që u dridhet qerpiku nga shqetësimi për PD, për elektoratin e tyre, për anëtarët e PD-së, për simpatizantët e PD-së.
ISH-ët janë mbledhur kokë më kokë nëpër restorante, për të sosur Egoizmin e tyre, qoftë edhe sikur të sakrifikohet vetë PD-ja. Motoja e tyre tashmë është: PD-ja jemi ne! Pa ne, nuk ka më PD!!!
Edhe sikur kryetari i PD-së, të ketë gabuar në mospërfshirjen e ISH-ëve në Listën për Deputet, prapëseprapë, ISH-ët nuk aknë asnjë Moral, asnjë të drejtë politike të kërkojnë, në hapjen e fushatës elektorale, dorëheqjen e Kryetarit të PD-së!
Kryetari i PD-së, nuk humbi zgjedhjet elektorale, që ISH-ët të kërkojnë që tani, në fushatën zgjedhore dorëheqjen e tij!
ISH-ët kritikojnë se: “Kjo nuk është PD-ja”, ngaqë ata vetë nuk janë deputetë.
Po, pse cila është PD-ja? Cila duhet të jetë PD-ja? Personalizimi i tyre?
Përse duhet të ekzistojë politikisht PD-ja?
Vetëm për të siguruar “senatorizmin” e përjetshëm të Topallit, Bregut, Bodes dhe Imamit?
Çdo të thotë kjo?
Që pa Jozefina Topallin, pa Majlinda Bregun, pa Ridvan Boden, pa Arben Imamin nuk ka PD?
Atëhere, përse humbi PD-ja në 2013, kur këta ishin ministra dhe kryetare e Parlamentit?
Dhe përse shpresa e fitores elektorale të PD-së, duhet të jetë riciklimi i ISH-ëve, si një supë e ftohtë, e ngrohur në furnelë vajguri?
Apo, këta ISH-ët e PD-së tani kanë zili Taulantizimin e Partisë Socialiste, domethënë “senatorizmin parlamentar të përjetshëm” dhe duan ta njehësojnë “Taulantizimi” si fenomen politik edhe në PD?
Nuk gjykoj dot sot, kur sapo ka filluar Fushata Zgjedhore Parlamentare, sa të drejtë ka Kryetari i PD-së, që rinovoi Listën e PD-së, si një ogur i ri për rinovimin edhe të shpresës për fitoren elektorale të PD-së.
Paraprakisht, duhet theksuar, se Kryetari i PD-së dallon nga kryetari i PS-së, pikërisht, nga strategjia politike elektorale. Që PD-ja të jetë e bashkuar me aleatët e saj në fushatën elektorale, duke qënë se nuk do të ketë koalicione elektorale, përfshiu në Listën e PD-së si kandidatë për deputetë edhe kryetarët e partive politike, për të bërë gjithëpërfshirës elektoratin e Djathtë.
Ndërsa kryetari i PS-së, nuk i përfshiu aleatët e vetë politikë, as në koalicion elektoral, por as një Listat e PS-së!
Është elektorati ai, që me votëbesim në zgjedhjet parlamentare, do të tregojë dhe do të kërkojnë nëse duhet të udhëheqë, apo të dorëhiqet kryetari i Partisë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

2 Comments

  1. Kto qejfmbeturit jane per tu riciklu jane bo si bidona plastike nuk eshte momenti i duhur per heqjen e kryetarit eshte momenti per te bere fushaten si demokrate te bashkuar e jo per interesat e tyre personale jan kenaq kan bredh qoshe me qoshe te. Otes kan blere cantat e kepucet si jua ka dash qejfi nderkohe qe njerzit nuk kane pune per tju pergjigj familjes batalli modh se nuk do jete Linda Jozi ,Beni i ka ca merita vallahi por arrogantet duhet me u qetsu pak me tapi nuk e kane mare vendin

  2. Ky taulantizmi yne i nxjerr per fushate njerzit e vet ska gajle qe eshte ne pune shteti mjafton vetem kaq verifikoni zyrat e ps edhe pyesni punonjeset se ku punojne por ky shtet ka 2 standarte .Taulantizmi yne atyre qe punojne per te ju blen edhe shpia ne Tirane se nga andej vijne pa brej ne bythe e shesin pordh pastaj ju blejne kostume canta te shtrenjta e hajde ti majsh katunaret pastaj duan rol drejtues se ju duket vetja sh te zgjuara vecse kurvicka partie nuk mund ti quaj ndryshe hypi sorra mbi trendafil ju duk vetja si bilbil ky eshte taulantizmi yne

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*