Të çlirojmë Demokracinë nga Ramaizmi Jakup B. GJOÇA

 

Pengimi i seancës dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias me gazetaren, e cila u pushua nga puna nga Televizioni Vizion + me urdhër politik të Kryeministrit Rama, është shprehja më e hapur e Fashistizizmit të Rilindjes Socialiste që qeveris Shqipërinë në këto 3 vjetët e fundit.

Imagjinoni. Një parti politike, e vetëquajtur “ E MAJTË”, që erdhi në pushtet me 1 milionë vota të shqiptarëve në 2013, ngaqë shqiptarët nuk votuan aq Partinë Socialiste, sesa vota e 1 milinë shqiptarëve për Aleancën e Majtë, ishte me shumë VOTA PËR NJË QEVERISJE NDRYSHE, pra, 3 vjet në qeverisje, kjo Parti Socialiste, të arrijë me metoda fashiste, të ndalojë Fjalën e Lirë të shprehet në Komisionin e Medias.

Fashizmi, kur vjen në pushtet, SË PARI, me dhunë vret FJALËN E LIRË, Lirinë e  Shprehjes dhe të Veprimit, si e Drejta Themelore e Njeriut, për të imponuar Ideologjinë fashiste, që “Askush nuk mund të kritikojë dhe reagojë kundër pushtetarit”! Kështu veproi Rilindja Socialiste, dje në Komisionin e Medias.

Ka 3 vjet që Rilindja Socialiste, qeveria e Partisë Socialiste, që zbaton në qeverisjen e saj program ekonomik, politik, krejt të kundërt nga ai program që u premtoi shqiptarëve në zgjedhjet e 2013.

Vetëm kjo mjafton që qeverisja e Rilindjes Socialiste të jetë Antikushtetuese, për shkak se nuk e ka VOTBESIMIN as të 1 milionë votuesve, derisa I ka tradhëtuar votbesimin, I ka braktisur shpresat për një qeverisje ndryshe.

Ishte kryetari I PS, Edi Rama, që, duke përfituar nga sistemi zgjedhor aktual, me Listat e Mbyllura për kandidatët për deputet, bëri deputetë  në parlament persona me rekorde kriminale, aq sa vetë Parlamenti u detyrua të miratojë në 2015 ligjin e Dekriminalizimit.

Është kryeminsitri Rama, që në 3 vjetët e qeverisjes së Rilindjes Socialiste po zbaton politikën ekonomike të PPP, koncensionet, duke e trajtuar ekonominë shqiptare si një plaçkë tregu, duke ua dhënë kilentëve të vet, pasurinë kombëtare, madje edhe shërbimet shtetërore, kundrejt një shpërblimi miliona euro në vit, ndërkohë , që në 3 vjet nuk ka bërë asnjë rritje rroge, as  të pensioneve, as të nëpunësve të shtetit, edhe pse rritja e çmimeve të produkteve she shërbimeve në Shqipëri është 3 fishuar.

Kryeministri Rama mashtroi shqiptarët në 2013, derisa u premtoi 300.000 vende të reja punë, kur ndërkohë, vetëm në 2015-2016, më shumë se 150.000 shqiptarë braktisën Shqipërinë  nga varfëria ekstreme dhe u bënë azilkërkues nëpër Europë, për të kërkuar bukën e gojës.

Kryeministri Edi Rama vrau edhe Drejtësinë, derisa tashmë Gjyqësori “I bonifikuar” nga reforma ramaiste, I jep certifikatë  të ndershmërisë penale edhe kryebashkiakut socialist, që është dënuar penalisht në Itali dhe Gjermani për trafiqe, dërsa deputetin socialist e nxjerr nga burgu, edhe pse qëlloi  me plumba mbi bashkëqytetarët, për t’u demonstruar forcën e pushtetit absolute!

Kryeministri Rama mashtroi edhe biznesin në Shqipëri, derisa u premtoi në 2013 një klimë të ndershme dhe konkuruese të të bërit biznes, ndërkohë që në 3 vjetët e qeverisjes së Rilindjes Socialiste, e ka monopolizuar klimën e të bërit biznes, me 3 P, aq sa  bizneset e  ministrave socialistë dhe të deputetëve socialistë, si edhe të bizmenmenëve që fianacuan Partinë Socialiste në 2013, kanë përfituar në Shqipëri, mbi 70 % të koncensioneve dhe tenderave publikë, aq sa asnjë biznes I huaj nuk ka investuar në Shqipëri në qeverisjen e kryeministrit Rama, përkundrazi, janë larguar nga Shqipëria shumë kompani të mëdha të huaja, ngaqë nuk mund të konkurojnë dot monopolizimin e të bërti biznes, nëse nuk janë financues të Rilindjes Socialiste.

Edi Rama e shndërroi Partinë Socialiste, nga një parti pluraliste dhe demokratike, në një Klab, ku pranohen anëtarë vetëm servilët, puthëdorët e kryetarit,  duke e përçudnuar PS në një Parti të Taulantëve, që duan më shumë këtë parti të përçudnuar, DUKE MOHUAR NJËKOHËSISH edhe Shqipërinë, edhe Familjen.

Edi Rama e metamorfoi Partinë Socialiste në një ndërmarrje sipërmarrëse biznesi, ku lejohen të bëhen aksionerë vetëm bizmenmenët që financojnë kryetarin e Partisë. Partinë Socialiste e zhveshi nga çdo normë demokratike, duke u imponuar anëtarëve të PS referendumin e emërimit të kryetarit të Partisë, dhe u mohoi të drejtën e votimit.

Demokracia në Shqipëri është pralizuar, është në reaminacion nga Ramaizmi. Integrimi I Shqipërisë në Familjen Europianë është peng I koncensioneve dhe tenderave publikë që vjelin deputetët socialistë dhe biznesmenët e klientelizmit politiko-ekonomik të kryetarit të PS.

Totalirizmi Ramaist rrëshqet tranzicionin e Shqipërisë në një lloj neofashizëm, derisa, haptaz, edhe në Komisionin Parlamentar të Medias, Ramaizmi guxoi dhe ndaloi gazetaren të shprehet lirshëm në seancën dëgjimore të planifikuar, nga frika e së Vërtetës!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*