Te jesh Europian ne kundershti! Nga Arian Galdini

Nese do te me duhej te beja nje vetedeklarim publik, me se pari une do ta rendisja veten Properendimor, me tej do te bucisja me ze te larte se jam Proamerikan, e ne vijim do ta permbyllja se jam pet nje Shqiperi plotesisht, thellesisht, drejtesisht, permbajtesisht europiane.
Ngase nuk dua ti shkoj gjate dhe rende ketij arsyetimi, nuk po merem me cka kuptohet me Perendimin si ide, koncept, kulture, gjendje. Po e le te nenkuptuar qe ne te gjithe kemi zgjedhur natyralisht si shqiptare qe te shkojme drejt Perendimit.
Politikisht dhe strukturalisht kemi pasur e vijojme te kemi dy qendra graviteti te ligjerimit dhe formesimit tone perendimor, SHBA dhe BE. Kaq bashkeudhetare dhe te natyrshme kane qene tek shqiptaret keto dy qendra graviteti saqe shpesh here te krijohet ideja se shqiptaret shpirtin e kane ne SHBA e trupin ne Europe. Dhe ben kuptim kjo gje. Historia jone si komb ka nderlidhje te pashkeputshme e te pashlyeshme me SHBA. Me Europen na ka lidhur trupi, por trupi edhe na ka vuajtur e ende na vuan shume. Askush nder ne nuk e ve ne dyshim dashutine e Eurpes per ne e as tonen per Europen, ndonese shpesh na keqkuptojne dhimbjet dhe gjendjet trupore.
Me SHBA e kemi ceshtje shpirti e aty levizim ne terren besimi. Shqiptaret besojne fort tek SHBA. Besimi tek SHBA nuk u luhatet kurre as kur ka dite te veshtira qe e vene ne test besimin. Ndaj une si njeri natyralisht besimtar, edhe ne ceshje te tokes kam nje qasje te tille kur besimin tim tek SHBA e kam paresor, e me pas vendos dashurine time per Europen.
Kjo mund te duket si noprane, e thjeshtezuar, poetike, e megjithate kjo eshte ajo cka une jam e deklaroj.
Te vijme tek shkasi i ketyre rradheve.
Duket sikur ka nje shpeshtesi deklarimesh zyrtare apo edhe jo te disa perfaqesuesve te larte shteterore ose politike te BE a te vendeve anetare te BE lidhur me zhvillimet ne Shqiperi.
Mediat vendase qe jane vendase jo sepse jane shqiptare por sepse ngjasojne me shume si media qe e kane vendin ne zyren e shtypit te Qeverise Rama, ngazellejne e kendojne fitore pse nje pjese e ketyre deklarimeve shkojne kunder Opozites qe proteston ne Cadren e Lirise per gati 2 muaj.
Nuk e kuptoj sinqerisht, se ku qendron arsyeja per ti dhene permasa kaq dasmore nje marredhenieje rutine mes njerezve te se njejtes familje europiane.
Se pari, nuk ka asnje renie te Opozites ne antiEuropianizem. Perkunderazi. Ka qashtersi ne komunikim, per shkak te afrise qe ka Shqiperia, shqiptaret, palet politike ketu me Europen, europianet dhe palet politike të e në BE.
Se dyti, thelbi i te gjitha deklaratave ne kundershti me Opoziten qendron tek 2 a 3 parime baze.
A) Askush ne Europe nuk e kupton e as mirekupton bojkotin e Kuvendit dhe as bojkotin e as bojkotin e zgjedhjeve.
😎 Shumekush ne Europe ka shqetesim per mbarevajtjen e Reformes ne Drejtesi.
C) Shumekush ne Europe e ka te veshtire te kuptoje rrezimin e nje Qeverie Legjitime para zgjedhjeve per te krijuar nje Qeveri Teknike.

Shkelqyeshem.

Po u bashkohemi edhe une te treja shqetesimeve te shprehura nga te gjithe Europianet qe kane folur a kane shkruar. Madje, ndonese pa lejen e tyre, po mar persiper te them se edhe te gjithe perfaqesuesit e drejtuesit politike te Opozites dhe te gjithe qytetaret shqiptare jane krejt ne nje mendje me te treja shqetesimet europiane.

Nese situata do te ishte kaq njepasqyreshe, kushdo qe do te shihte dike a kedo ne keto pozita kesoshqetesim shkatuese, do te donte ti jepte nje mesim te mire.
Mirepo, realiteti shqiptar flet e kelthet per nevojen, madje domosdoshmerine e perdorimit te shume pasqyrave. Qe europianet ti shqyrtojne te gjitha pasqyrat, u duhet nje bote e persosur. Bota e persosur nuk ekziston, sidomos kjo bote e kjo kohe ne te cilen jetojme ne sot. Askush nuk ka me kohe per asgje. Suksesi zgjat vetem 15 minuta, vemendja 8 min, njohja 3 min. Nje vend i vogel si Shqiperia te gjitha keto minuta suksesi, vemendjeje apo njohjeje i ka te reduktuara me 3 here me pak. Suksesi yne me i madh eshte Ismail Kadare. Vemendja me e madhe ishte ne Kampionatin Europian te futbollit. Njohja jone e perseritur eshte permes konfliktit. Kjo sjell pamundesine e percjelljes se mesazheve kuptimplota dhe thelbesore nga shoqeria jone. Kane kohe te flasin e degjohen vetem ata qe kane gjera ne dore, kryesisht Qeveria. Ndaj edhe pasqyra e vetme nepermjet te ciles degjohemi e njihemi ne eshte nepermjet qeverise. Mos kujtoni se kjo ndodh vetem me Qeverine Rama. Jo. Keshtu ka ndodhur per 27 vjet. Gjithmone europianet kane qene me Qeverine.
Ne botekuptimin e normalitetin e tyre kjo eshte nje zgjedhje e zgjidhje e mencur dhe korrekte. Tek e fundit, asnje europian nuk e imagjinon dot qe nje Qeveri te jete mike e krimit dhe armike e qytetarit, mbrojtese e bandave dhe agresore ndaj opozites, plackitese e shtetit dhe asgjesuese e zgjedhjeve.
Kur nje europian ka perballe nje Qeveri, gjykon mbi aftesite dhe kapacitetet e saj per te qeverisur mire apo keq, por kurre nuk i shkon ne mendje se nje Qeveri mund te jete e kapur nga Mafia Estetike, e si e tille eshte rrezik madhor per qytetaret e saj, institucionet ne vend dhe per demokracine, lirine dhe te drejtat e njeriut.
Nje europian nuk e imagjinon dot, qe nje Kryeminister kur ka perballe nje qytetar qe ka bere lidhje te paligjshme dritash, e plas ne burg si kriminel. Ndersa kur ka perballe deputete a kryetare bashkie qe kane shitur droge a trafikuar e protektoruar femra neper europe, kane perdhunuar a kane vrare, ky Kryeminister menjehere kujtohet per te drejten kushtetuese te ketyre perfaqesuesve te tij, e nuk le rast pa treguar se ai dhe partia i duan shume.
Nje europian nuk e imagjinon dot qe nje Kryeminister te behet Kreu i nje skeme te miremenduar shfrytezimi dhe bashkefajesimi te qytetareve te tij nepermjet kanabisizimit masiv anekend vendit.
Nje europian nuk e imagjinon dot qe ne nje vend kaq te vogel qe vuan nga ‘diktatura e kushurinjve’, po te skemosh nje nderthurrje mes pushteteve te shtetit, pushteteve te krimit e bandave, shtrirjes kapilare te partive, varferise se qytetareve dhe bashkefajesimit te tyre ne keqberje e kanabisizim, demokracia vdes, liria shperbehet, zgjedhjet e lira dhe te ndershme nuk ekzistojne me.
Nje europian nuk e imagjinon dot qe nje Kryeminister ta doje pushtetin per trille prej shtegetari e pasurim prej kusari.
Per kete them e rithem se asgje kunder Opozites nuk ka ne qendrimet e europianeve qe kane kritikuar Cadren tone.
Ata thjesht jane te ndershem kur kerkojne e besojne se nje Qeveri mund te qeverise keq, por nuk mund te jete e Keqe. Nje Qeveri qe qeveris keq, sigurisht qe mund te ndeshkohet me vote e zgjedhje te lira e te ndershme. Nje Qeveri e Keqe, vepron keq, nderton keq, mendon keq, skemon keq dhe i sherben vec se keqes. Nje Qeveri e Keqe eshte armike e qytetareve, e lirise, e zgjedhjeve. E tille Qeveri nuk vjen me zgjedhje por me pakte, e sigurisht nuk ka asnje respekt a konsiderate per zgjedhjet. E tille Qeveri, ndan cifligje, ben placke mbi shtetin, grazhdon horrat e bandat dhe kuron ne perfeksion imazhin. E tille Qeveri nuk e ka fare problem te mare persiper kinse Reforma te medha, ndersa qellimet e i ka te vogla. E tille qeveri Reformen ne Drejtesi e sheh si bilete llotarie per te siguruar nje mandat te dyte, e jo si nje vizion, qellim dhe projekt kombetar zhvillimor dhe europianizues.
E tille Qeveri ka synim te pushteteroje e plackise edhe nje 4 vjecar shqiptaret nepermjet nje mandati te dyte, pasketaj nami u befte. Asgje nga keto nuk i imagjinon dot nje europian.
Po tia thuash shqyen syte e lodhet nga cka i degjojne veshet. Kedo qe ia thote keto gjera e sheh me shpoti a cudi. Jo se europianet nuk kane pare e nuk dine qe ne kete bote ka Qeveri te Keqija. Ata thjesht nuk e imagjinojne dot se te tilla Qeveri drejtojne nje vend kandidat per ne BE dhe anetar ne NATO.
Ketu ka ardhur ceshtja. Opozita nuk po bojkoton as Kuvendin, as Zgjedhjet, e as Reformen ne Drejtesi.
Opozita eshte ne qendrese sepse eshte ndare nga Qeveria e Keqe. E nese ne 27 vjet ne Shqiperi kemi pasur Qeveri te Keqe, kjo Opozite ne qendrese sot po kerkon qe te ndahet prej historise me Qeveri te Keqe. Qe te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, ne duhet te kemi qeverisje normale te cilen te kemi mundesi ta vleresojme a perceptojme si te mire apo te keqe. Nje Qeveri e Keqe gjithmone drejtohet nga nje Kryeminister qe shnderrohet ne Djall te adhuruar. Nje qeverisje e keqe, gjithmone drejtohet nga nje Kryeminister njerezor qe ndoshta e kupton edhe vete se duhet te ike. Kaq e thjeshte eshte.
Arsyeja pse po i shkruaj keto rradhe eshte se dua te inkurajoj Lulzim Bashen dhe te gjithe koleget dhe qytetaret shqiptare ne qendrese qe te vazhdojme te jemi mendjendare ne betejen tone. Ne jemi ne nje frekuence me Perendimin ne kete beteje. Vetem qendresa jone mendjendare do te beje te shihet qarte dallimi mes nje beteje themeluese dhe nje skeme ricikluese. Qeveria e Keqe po kerkon te ricikloje veteveten duke na ligeshtuar, neperkembur e poshteruar te gjitheve. Opozita po kerkon te themeloje nje Republike te re qe nis me themelimin per here te pare ne Shqiperi te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ne 27 vite askush nga lideret, asnjera nga partite, as vec e vec e as se bashku nuk ia kane dale e as kane dashur te jene themeluesit e zgjedhjeve te para vertetesisht te lira dhe te ndershme. Keshtu qe kur Lulzim Basha dhe Opozita kerkojne Qeveri Teknike, nuk e kane as ceshtje besimi e as mosbesim, por ceshtje botekuptimi. Nuk ka sesi te kthehet ne precedent rrezimi i nje Qeverie Legjitime ne fund te mandatit, per te krijuar nje Qeveri Teknike. I vetmi precedent qe do te krijohet nga e gjithe kjo qendrese mendjendare e jona, e Opozites dhe e Lulzim Bashes, eshte themelimi per here te ne Shqiperi i institucionit te zgjedhjeve te para, te lira e te ndershme. Vendosja e ketij precedenti pozitiv do te zhbente cdo precedent te krijuar në e prej cmontimit te tradites se Qeverise se Keqe.

Ky precedent eshte europianizmi dhe perendimorizmi i vertete i Opozites, edhe pse sipas Ministrit te Jashtem Gjerman eshte ne kundershti me menyren sesi i kuptojne zhvillimet ne Shqiperi disa miq e dashamires europiane te vendit tone.
Thelbi i kundershtise shpjegon edhe drejtesine e kauzes se Opozites. Kundershtia qendron tek si na njohin ata neve e si e njohim ne veten. Ata na njohim nepermjet Qeverive te Keqija. Ne duam te prezantohemi nepermjet qytetarise se mire.
Europa dhe Europianet do te fillojne ta kuptojne qytetarine tone te mire, vetem ne saje te mendjendaresise sone ne kete qendrese opozitare.

Ne ashtu si edhe cdo europian, parimisht e ne kushte europiane jemi kunder bojkotit te Kuvendit, kunder bojkotit te zgjedhjeve dhe kunder precedentit te rrezimit te nje qeverie legjitime para zgjedhjeve. Prandaj jemi ne qendrese kunder Qeverise se Keqe, sepse Qeveria e Keqe e ben Kuvendin Krimvend, i ben zgjedhjet panair votash me cmim te kripur, ndersa qeverisjen e ben comange antiqytetar dhe antiliri.
Askush nga nuk po bojkoton Kuvendin. Te gjithe opozitaret jane bere bashke qe te tregojne me gisht Krimvendin. Askush nga Opozita nuk po bojkoton zgjedhjet. Te gjithe Opozitaret jane bere bashke per te mospranuar stendezimin e Opozites ne Panairin e Votave. Askush nga Opozita nuk po kerkon rrezimin e nje Qeverie Legjitime.
Po kerkohet thjesht mbyllja e kapitullit dhe ciklit te Qeverise se Keqe. Qeveria Teknike eshte vetem instrumenti dhe tranzicioni qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Nuk eshte precedenti. Aspak. Qeveria teknike eshte vetem instrumenti. Zgjedhjet e para te lira dhe te ndershme do te jene precedenti. Ne si Opozite jemi europianiste qe po kundershtojme njohjen e shqiptareve prej e nepermjet Qeverive te Keqija. Nuk po kundershtojme as Europen, as Vettingun, as Perendimin. Krejt e kunderta eshte e vertete.
Ne jemi mendjendare ne qendresen tone sepse duam qe Europa dhe Europianet te na njohin prej e nepermjet qytetarit shqiptari cili eshte e meriton te jete i konsideruar, trajtuar dhe mirebesuar si natyralisht europian.
Qeveri teknike kerkohet. Qeveri teknike do te kete. Integrim europian kerkohet. Europianizim do te kete. Qytetari shqiptar sapo ka filluar te flase. Qendresa mendjendare do te degjohet edhe nga veshet europiane. As shqiptaret e as nderkombetaret nuk po kerkojne Qeveri Besimi. Shqiptaret dhe Europianetjane ne komunikim per themelim botekuptimi te ri. Botekuptimi i ri po te shpaloset. Republika e re do te vije. Eshte e pashmangshme.
Arian Galdini

Tirane me, 18 prill 2017
Seen by Arian Galdini at 6:00.MD

Shkruani një mesazh …

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*