Te Kol Balla mbrëmë Majlinda Bregu e dobët … jo vetëm fizikisht. Do të bëhet Blush?

13013ediramanudo-bashkim1 Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, si kurrë më parë, u shfaq tek Kol Balla me një look mbi mesataren e saj. A për hir të grimit e parukieres, a se vërtet është dobësuar, Maja na u duk më e dobët.

E njejta tendencë u shpalos edhe në emision. Dmth E DOBËT!

Ish ministrja e Integrimit u shfaq e zemëruar me Bashën dhe humbjen e Dibrës. Me hak në fakt, por të mos lemë pas dore faktin se zonja e hijshme nuk është analiste e jashtme gazetash por pjesë e ekipit (në rastin konkret – humbës ). Sipas “analistes” Bregu “fajin e ka Saliu” (Basha konkretisht). Por sipas politikanes, anëtares së kryesisë dhe deputetes Bregu, nuk patëm asnjë alternativë, për të mos pretenduar deri në platformë, për të dalë nga kjo gjendje.

Po kërkon të bëhet “Blushi” i partisë së saj? Larg e larg edhe mundet. Por zonjës Bregu i mungojnë shumë elementë për të qenë një Blush brenda opozitës. Duke filluar nga prejardhja dhe bagazhi personal. Mbi supet e Benit rëndojnë biblioteka të tëra me librat e gjyshit Dhimitër, babait Kiço dhe ca të tijat. Majës këto i mungojë. Pushteti ka nevojë gjithnjë për opozitë dhe Blushi e kryen më së miri. Madje duke paraqitur edhe aletarnativa. Opozita ka nevojë për alternativa e jo opozitë, siç bën Maja.

Si puna e këmbanës që s’ra për 99 arsye, por e para është se s’kishte këmbanë, edhe këto të dyja që thamë mjaftojnë për Bregun për të thënë se s’ka kuptim të bëhet dhe bëjë Blushin. Në ka alternativa, zgjidhje, ide, dhe nëse ato nuk ia pranon partia, o të na i thotë e t’i shkojmë prapa në një forcë të re politike, ose të krijojë grupin e lëvizjen e sajë brenda PD -së, ose të kalojë në një grup tjetër brenda kuvendit, si Mesila….Apo atë po përgatitet të bëjë?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*