Të mbyllet çadra e protestës! Nga Armir SHKURTI

Njerëz që nuk kanë lidhje me protestën e opozitës, që nuk kanë lidhje as me bulevardin, madje fare as me Tiranën…janë të shqetësuar për tendën e protestës:

-Të mbyllet ! Gjynah ata që rrijnë aty! E ç do bëjë protesta!

Kush rri e i numëron të gjitha ç’thuhen e si thuhen, por ky është thelbi. Kur këto komente bëhen nga propaganda e Ramës, nuk është problem, se e ka për detyrë. Por kur ky çamçakëz fillon e përtypet pastaj nga “qytetarë të angazhuar” atëhere po.

Kemi një pushtet me prirje të theksuara totalitariste dhe një protestë. Edhe sikur protesta të jetë qesharake, absurde, kaotike a quaje si të duash, ajo gjithësesi është e shëndetshme. Është element i rëndësishëm i demokracisë. Edhe sikur pushteti të funksionojë në përsosmëri, sërish protesta është e shëndetshme.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*