Teorema e shkopit në m** dhe kosherja me meshkuj e Lulit. Nga Armir SHKURTI

Kur të bie shkopi në m** nuk ke nga e zë – thotë populli.

Ja ta provojmë ta zemë nga ana e pushtetit. Mafia, drogë, korrupsion, varfërim etj etj. “Ta heqim”! – është mendimi i vetvetijshëm dhe më i arsyeshmi. Po kush ta heqë?

OPOZITA! (që në fakt, nën udhëheqjen e Lulit sot është më në m** seç mund të imagjinonte edhe sigurimsi më i indoktrinuar i kohës së merhumit).

Luli ka krijuar sot një koshere me bletë meshkuj. Këta, jo vetëm s’japin asnjë prodhim, por ia kanë dalë të rrënojnë gjithë kosheren duke sulmuar në rradhë të parë këdo që mund të bëjë  ndonjë pikë mjalt aty. Rrethi i kryetarit deri më sot ka kryer vetëm dy detyra: E para dhe më e rëndësishmja, ka goditur me atë shkopin me m** këdo që ka patur një mendim ndryshe apo kundër brenda kosheres. Edhe nëse s’e ka vrarë , të paktën e ka përlyer keqas. E dyta detyrë, përhapja me besnikëri në rrjete sociale e atyre që prodhon “mëma mbretëreshë”

Zarari më i madh i Lulit nuk është pse nuk bën protesta. Ky që do të bënte “opozitë ndryshe nga ….”, përmes bletëmeshkujve të tij përhap tezën se “po nuk mblidhen o burr’! Ça, të dështojmë”? Pra “e ka një lloj faji Luli, por faji më i madh është i këtij populli dele që nuk del”. Po po! Nga ajo koshere kanë dalë sa të duash , në korr, foto, karikatura, dhe statuse në facebook që në korr e quajnë shqiptarin “popull dele”. Nëse “moderni” do ta kishte pas patur ndopak seriozisht, edhe me një njeri të vetëm mund të kishte ndërtuar protesta spektakolare. POR KËTË OPSION E KA TË PËRJASHTUAR NGA AXHENDA OPOZITARE.

…nuk është zarar aq i madh as fakti që ky individ nuk ka prodhuar asnjë frymë përmbysjeje apo thjesht rrotacioni pushteti. Edhe përvoja shqiptare, si ajo botërore, na dëshmon se kur opozita do të vijë në pushtet, si fillim prodhon teza dhe frymë, të cilat më pas kthehen në lëvizja. Cila ishte teza e Bashës dje, ditën kur njoftoi që do të nisë represionin e ujit nën shembullin e burgut të korrentit?  “Burg për Saimir Tahirin”! Po kujt po i plas për Saimirin e për burgun? Kjo është paradigma e Enver Hoxhës që hera – herës, në rastet e krizave të thella, i hidhte turmës nga një kokë Byroje për t’ia hedhur paq.

…pra: ZARARI MË I MADH I KRYETARIT TË PARTISË QË PËRMBYSI KOMUNIZMIN NË VITIN 1990 ËSHTË PRODHIMI I NJË FRYME TË GËNJESHTËR!! Duke devijuar opinionin – sidomos atë opozitar – në çështje periferike, ai ia ka dalë të çorientojë kundërshtarët e regjimit, të harxhojë bosh bateritë e opozitarizmit dhe të lerë krejt të lirë fushën në të cilën ka nevojë të mbjellë bimën e vet Edi Rama dhe establishmenti.

Besoj se është një përgjigje e mjaftueshme për bletëmeshkujt që, me stilin bolshevik bëjnë “pyetjen parimore”: “Po pse mo burr’, me opozitën duhet të merremi? Shikoni o Ramën!”

Po or burr’ po! Me opozitën!! Se opozita e Lulit dhe luledjejve që rrotullohen rreth tij po çimenton absolutizmin e Edi Ramës përmes mpirjes dhe çorientimit të opozitarizmit. Ky e ka vrarë shpresën dhe ky po e mban me karrotën në dorë brenda vathës çdo kundërshtar të regjimit që ende nuk do ta besojë se kryetari është në marrëveshje me pushtetin!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*