Thellohet skandali. Klosi me ministrinë e tij manipulojnë zgjedhjet për Urdhërin e Psikologut

Kjo që shihni me rreth në foto është Denada Seferi drejtoreshë në Ministrinë e Klosit. Në këtë foto zonja e Ministrisë është tek kutia e votimit gjatë proçesit për zgjedhjet në Urdhërin e Psikologut.

Teorikisht ky urdhër nuk ka asnjë vartësi as nga politika , aq më pak nga pushteti. Ai është ent publik i pavarur jobuxhetor, që do të thotë se nuk ka punë pushteti a kushdo tjetër. Madje, karagjozllëku i kësaj pune shkon deri aty sa, për “të respektuar” këtë “pavarësi”, mbledhja dhe votimet u bënë në mjediset e Katedrales Ortodokse në Tiranë…. ama në këto mjedise të pavarura, Blendi Klosi qëndroi më shumë se 4 orë! (Jo për t’u lutur , natyrisht)

Gjejini pra një emër faktit që stafi i ministrisë , me Klosin në krye, sot jo vetëm ishin prezent, por edhe shumë aktivë, si kjo drejtoreshë që “mbikqyr” kutinë. Apo që zëdhënësja e Klosit, Rovena Moçka merrej me kamerat dhe gazetarët e pranishëm….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*