Ti, Edi Rama pengon dhe saboton integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian Jakup B. GJOÇA

 

Krichbaum, kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në Bundestag, e  theksoi se në Shqipëri erdhi si përfaqësues i qeverisë federale gjermane dhe deputet i grupit parlamentar CDU/CSU, duke përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama, duke mos dashur që të pranojë kritikat e deputetëve gjermanë, u mundua (edhe një herë), që të manipulojë opinionin publik shqiptar se gjoja deputetët gjermanë në Tiranë shprehën thjesht qëndrimin e tyre personal dhe jo institucional të Parlamenttit gjerman.

Kichbaum, kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në Bundestag bëri të qartë në Tiranë  se Bashkimi Europian nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë për anëtarësimin e san ë BE, ngaqë kanë dështuar të gjitha reformat e integrimit.

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë Shqipërinë anëtare të saj me Korrupsionin që karakterizin Rilindjen Socialiste.

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë Shqipërinë anëtare të saj me deputetë dhe kryebashkiakë kriminelë.

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë Shqipërinë anëtare të saj, kur edhe 0,2 % I Hashashit të paçkulur nga policia në Shqipëri është rreziku kryesor I trafikimit të drogës në Europë.

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë Shqipërinë anëtare të saj, kur shteti nëpërkëmb të drejtat e pronës të çdo qytetari.

Bashkimi Europian nuk mund ta pranojë Shqipërinë anëtare të saj, kur partitë politike që financohen nga krimi blejnë votat për një pjatë supë.

Përgjegjësia e plotë dhe ekskluzivisht I takon kryeministrit Edi Rama.

Qeveria e Rilindjes ka shumicën absolute në parlament, mirëpo në këto 3 vjetët e qeverisjes nuk ka mundur të zbatojë asnjë nga reformat që janë kushtëzimet e BE për hapjen e negociatatve.

Problemi është se vetë kryeministri Edi Rama kurrë nuk ka dashur që të zbatojë reformat e integrimit, pasi asnjëherë Edi Rama nuk është I interesuar që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Edi Ramës I intereson vetëm Pushteti. Me çdo kusht! Me çdo mjet! Edi Ramës pushteti I duhet vetëm që ta përdorë në shërbim të interesave të veta politike dhe ekonomike. Edi Rama asnjëherë nuk është interesuar që t’I shërbejë popullit, që t’I shërbejë progresit të Shqipërisë, që të forcojë demokracinë në Shqipëri. Edi Rama përdori Referendumin në Partinë e tij, për t’u rizgjedhur kryetar,  dhe mbyti frymën demokratike të zgjedhjeve të lira. Atëhere, Edi Rama si mund të lejojë demokraci në qeverisje?

Edi Rama  ishte ai, që si kryetari I Opizitës në 2012-2013 sabotoi 5 reformat e integrimit për marrjen e statusit Kandidat, duke mos dhënë konsensusin politik, sepse kishte si qëllim që kredua politike e marrjes së statusit Kandidat, t’I akordohej vetëm atij, Edi Ramës, kur ai të vinte në qeverisje.  Besoj se e kujtoni, që “kleçka” e Këshillit të Qarkut të Fierit  nga opozita e Edi Ramës në 2012-2013 u bë pengesa dhe sabotimi nga Edi Rama  I marrjes së statusit të Shqipërisë.

Në këto 3 vjetët e qeverisjes, kryeministri Edi Rama, bëri çfarë mundi, që Shqipëria të mos përparonte në procesin e integrimit në BE.

Kryeministri Edi Rama kriminalizoi parlamentin dhe pushtetin vendor, aq sa Bashkimi Europian kushtëzon tashmë Shqipërinë për hapjen e negociatatve me DEKRIMINALIZIMIN e Politikës.

Edi Rama nuk zbatoi kurrë as reformën në drejtësi, sepse në 3 vjetët e qeverisjes së tij,  Korrupsioni është bërë leuçemia e procesit demokratik të Shqipërisë.

Korrupsionin në një vend kurrë nuk mund ta bëjë Opozita. Është qeveria ajo që korrupton. Kjo është e vetmja arësye politike që në Shqipëri ende nuk mund të ketë reformë në drejtësi.

Reforma në Drejtësi mund të zbatohet vetëm kur Gjyqësori të hetojë dhe të gjykojë korrupsionin aktiv që bëjnë zyrtarët dhe qeveritarët. Pastaj, është hetimi dhe gjykimi I korrupsionit të ishqeveritarëve.

Si mundet të pretengojë kryeministri Rama, që Vettingu I gjyqtarëve pengon reformën në drejtësi, kur Edi Rama pengon VETTINGUN e deputetëve, të ministrave, të kryeministrit?

Transpanrenca në Drejtësi, nuk fillon nga gjyqtari, nga prokurori, nga polici, nga mjeku. Transparenca fillon nga Kryeministri. Ku I gjeti milionat euro kryeminstri Rama që ndërtoi vilën në Surrel? Cili shqiptar mund të besojë që rroga e gruas të kryeministrit përballoi konston  e 10 milionë euro të ndërtimit të Vilës në Surrel.

Kryeministri Edi Rama nuk mund të lejojë që prokuroria dhe gjykata të hetojë dhe gjykojë korrupsionin e ministrave të vet.

Edi Rama në zgjedhjet e 2013 përdori në fushatë elektorale miliona euro të klientëve të vet, bsimenmenë , për të fituar vota. Miliona euro që nuk u deklaruan kurrë si shpenzime elektorale. Edi Rama, klientët e vet bizmenmenë, që fianancuan fushatën elektorale të PS ën 2013 I shpërbleu me mandate deputetësh, ku vetë deputetët socialistë kanë pohuar që kanë financuar ekonomikisht me qindra mijëra euro PS. Deputetë socialistë, bizmenmenë në profesion, kanë marrë nag kryeminstri Edi Ram koncensione dhe tendera. Madje ishkompania e ministrit socialist, në 2 vjetët e qeverisjes së Edi Ramës ka marrë 30 koncensione nga ministria e vetë ministrit.

Kryebashkiakë socialistë janë dënuar penalisht në Gjermani dhe Itali për krime ordinere, ndërkohë kryeministri Edi Rama, ende nuk I ka larguar nga detyra, edhe pse është votuar nga parlamenti ligji I Dekriminalizimit.

Deputetë socialistë, me rekorde kriminale, ende janë deputetë.

Rilindja Socialiste e kryeministrit Edi Rama ndërtoi një Administratë Publike të modelit “Spiropali”, , ku Elisa Spiropali, paçka se dështoi totalisht në Dogana,  riemërohet-ricklikohet nga kryeministri Edi Rama si zëvëndësministre, ku merita e vetme e punësimit në shtetin rilindas është militantizimi dhe servilizmi ndaj kryetarit të PS.

Kryeministri Edi Rama me vetëdije shkakton edhe tensione politike me Greqinë, paçka se në fasadë luan kartën e nacionalitetit, për të provokuar Greqinë, që ajo të mos japë votën e saj në Këshillin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Kryeminstri Edi Rama qëllimisht provokoi me prishjen e shtëpive të minoritarëve në Himarë, pikërisht në këto kohë, për të provokuar reagimin e Greqisë. Kryeministri Edi Rama, qëllimisht provokon tani Greqinë, edhe për Çështjen Çame, kur Edi Rama është ai që pengon I pari miratimin e Rezolutës Çame në parlamentin shqiptar. Edi Ramës I duhet reagimi I Greqisë ndaj Shqipërisë, për alibinë e dështimit të hapjes së negociatave.

Edi Rama, kurrsesi nuk dëshiron hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë për anëtarësim.

Edi Rama është I vetëdishëm, sepse, nëse BE hap negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, do ta detyrojë edhe qeverinë e Rilindjes që të ndërmarrë reforma konkrete kundër korrupsionit, kundër kriminalizimit të politikës.

Po a mund të qeverisë dot Edi Rama pa korrupsion?

Po a mund të qeverisë dot Edi Rama pa financimin e njerëzve që janë nga Bota e Krimit dhe e biznesit?

Edi Ramës, aktualisht, I duhet alibia e dështimit të negociatave me BE për anëtarësim. Dështimi I negociatave për Edi Ramën, do të thotë të fitojë kohë-Pushteti, që të korruptojë, që klientët e tij të marrin mundësisht të gjitha koncensionet dhe pastaj, përfitomet t’I ndajnë bashkarisht.

Dy alibitë e Edi Ramës për dështimin e hapjes së negociatave për anëtarësim  në BE janë Opozita dhe reagimi I Greqisë.

Deputetët gjermanë në Tiranë pardje e thanë qartë: Qeveria e Rilindjes dështoi në  7 reformat e integrimit.

Tani pyetja është: Edi Rama kë do gënjejë akoma me dy alibitë e tij për dështimin e hapjes së negociatave me BE për anëtarësim?

Zgjedhjet parlamentare të 2017 erdhën.

Edi Ramës I duhen alibitë e dështimit të tij, që të rifitojë Kohë për të qëndruar sërish në Pushtet.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*