Tradhëti e Hashim Thaçit! Deklarohet kundër bashkimit kombëtar

Në seminarin e 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO – s, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mësohet të ketë thënë se “Nuk kemi aspiratë për ndryshim kufijsh me Shqipërinë”!!

Pas kapitullimit të nazizmit në Gjermani dhe pas ndarjes në dy pjesë të këtij vendi nga fuqitë e mëdha, Republika Federale e Gjermanisë , në preambulën e kushtetutës vendosën aspiratën për bashkim, dhe këtë e realizuan në vitin 1989.

Në të njejtin model, në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është shkruar: “Ne, Populli i Shqipërisë, (…) me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar (…)”

Ndërsa shkëlqesia e tij na deklaron botërisht saktësisht të kundërtën !? Ky, si president i Republikës së Kosovës, a e ka pyetur popullin e vet për këtë deklaratë, apo “ne” është klani i tij vetjak? Për shkak se historia dëshmon që gjaku i shqiptarëve në Kosovë është derdhur lumë saktësisht për të kundërtën e kësaj që deklaron Thaçi: për bashkimin me Shqipërinë.

“Po ashtu e do politika, mbase e kanë detyruar” – mund të thotë dikush. Pjesa e të vërtetës në këto raste është se ti , si personalitet i lartë, ke gjithë të drejtat e Zotit për të mos u përgjigjur , të paktën. Çështje si kjo i përkasin një populli të tërë, dhe këtë mund ta deklaronte Thaçi edhe para atyre që e pyetën. Fakti që ka guxuar të shprehë pikërisht atë që ka shprehur nuk e bën as më pak as më shumë sesa tradhëtar  në rradhë të parë të idealeve për të cilat dikur ka luftuar me armë, tradhëtar të shokëve të armëve e më tej të një populli të tërë që ka vuajtur e vuan me aspiratën se një ditë do të bashkohet me dheun amë!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*