” Tradhetia ” e Partive te Vogla Parlamentare dhe jo parlamentare. Nga Zef BUSHATI

Kryetaret e Partive Politike te vogla Parlamentare e jo Parlamentare firmosen nje Deklaraten te perbashket diten e Premte me date 12 Shkurt 2016 ora 10 e 30 ne nje nga sallat e Hotel Tirana ne Kryeqytet per ndyshimet ne Ligjin e Zgjedhjeve. Keto parti kane nje mbështetje prej 25-30% të votuesve Shqiptarë ( 302.529 vota në zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 qe jane 16 deputete dhe 581.898 vota në zgjedhjet Lokale te vitit 2015 qe jane 20 Bashki,… por qe me votat e ketyre partive deputetet dhe bashkite i marrin PS, LSI dhe PD. )

Ne Deklaraten e firmosur Kryetaret e Partive kërkuan ndryshime ne Kodin Zgjedhor, kerkuan barazi zgjedhore ne respektim te Kushtetutes se RSH, kerkuan votim dhe numerim elektronik, kerkuan te votojne emigrantet, kerkuan një proces zgjedhor ku vota te mos vidhet, vota te mos blihet e shitet, vota te mos tjetersohet, por që vota te mundësoje nje përfaqësim real të vullnetit të qytetarëve në të gjitha institucionet që dalin prej zgjedhjeve, në përputhje me përcaktimet kushtetuese…..

Por kjo kauze qe i sherbente ne rradhe te pare interesave te popullit shqiptar, u “tradhetua”. Kryetaret e Partive nenshkruese u nenshtruan dhe u renditen, si ne cdo proces zgjedhor gjate 26 viteve te demokracise, gjysma tek PD e gjysma tek PS & LSI. Per t’ja u falur votat e elektoratit te tyre ketyre tre partive ne kembim te vendosjes se emrit te kryetarit ne listat e kandidateve per deputet te PD,PS, ose ne kembim te premtimit per nje vend pune per kryetarin. Kauza u tradhetua, Kodi Zgjedhor nuk u ndryshua.

Prandaj edhe keto zgjedhje do te jene njesoj si ato te 26 viteve. Fajtore nuk jane vetem PS,LSI e PD, por te gjitha partite, te medha e te vogla. Loja e turpshme e qesharake vazhdon dhe shoqeria shqiptare lengon.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*