Tragjedi në Mamurras. Vrasje masive prej kanabisit.

Me lot në sy dhe  mjekrrën që i dridhet I.Z , nga Mamurrasi tregon se si kanabisi i ka vrarë pothuaj të gjitha bletët , jo vetëm atij. Ato pak që i kanë mbetur i ka çuar tjetërkund.

Sipas fermerit, për shkak se i gjithë bregu i Adriatikut është mbushur me kanabis, duke rrafshuar çdo bimë tjetër,  nëpër koshere kanë mbetur shumë pak miza.

Sipas shkencëtarëve, vetëm kanabisi mashkull prodhon polen në mëngjes dhe në mbrëmje dhe bletëve u duhet shumë kohë e lodhje për të mbledhur atë ushqim që u duhet. Për rrjedhim një pjesë e mirë ngordhin në udhëtimet shumë të gjata ose, për shkak të mungesës të gjatë në koshere, nuk pranohen sepse mëma nuk u njeh më feromonet.

Kjo katastrofë po vërehet pikërisht në zonat ku hashashi është kultura kryesore dhe më masive.

Ndërkohë që studiuesit nuk konfirmojnë efektin e hashashit mbi insektin, që , ndryshe nga gjitarët, nuk ka mekanizma në trup që mund të ndikohen prej efektit narkotik të bimës

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*