Tre alternativat per zgjidhjen e krizes! Nga Nard NDOKA



Ne fakt Rama krekoset para shqiptareve, por vendi zhytet çdo dite e me teper ne krize politike, ekonomike, morale dhe institucionale.

Nje kryeminister i pergjegjshem duhet te tentoje konsensusin per zgjedhjet, ne te kundert duhet ti nenshtrohet rregullave politike, ne te tilla raste, kryeministri ‘denohet’ nga opozita, si armik i standardeve zgjedhore, i konsensusit dhe i dialogut politik!

Edi Rama nuk mund të jetë më kryeminister i Shqiperise, por vetem i deputeteve socialiste dhe disa te tjereve qe kacavirren pas tij.

Por le te kthehemi tek zgjidhjet:

Se pari, ne nje vend normal, ku kryeministri kapet mat dhe i papregatitur per zgjedhjet, duhet te largohet me dinjitet duke i hapur rruge nje kryeministri konsensual, qe te beje ato detyra qe Rama nuk i beri se nuk diti ti beje apo nuk deshti!

Se dyti, largimi i LSI nga qeverisja mund ti hapte rruge vendit per nje qeverisje konsensuale me te gjitha ato parti, qe deshirojne zgjedhje te lira.

Se treti, mbas 18 qershorit zgjidhja do vije popullore e vrullshme me permbysje radikale, qe do marre perpara te gjithe ato ‘plehra’, qe penguan zgjidhjen e arsyeshme institucionale.

Zgjidhja e trete ka gjasa te jete percaktuese me kete klase politike te papergjegjshme, te korruptuar, cinike, anadollake, qe ka frike nga dita e gjykimit te votes se lire qytetare, qe po perpiqet qe gjyqin ta beje vete me vetting per te tjeret.

Republika e Re duhet te drejtoje procesin dhe revolten e ligjshme me kujdes dhe maturi.

Ne rastin e pare, Rama ngrihet ne rolin e nje lideri duke treguar emancipim politik dhe qytetar, qe ka pak gjasa te ndodhe.

Ne rastin e dyte, Meta kthehet ne nje mekanizem zhbllokues dhe kontrollues te paketes ‘allashqiptare’, qe ka gjasa te ndodhe.

Ne rastin e trete, Basha rritet ne permasat e nje Lideri potencial per te marre pergjegjesi per te administruar krizen qe lene neper kembe Rama e Meta dhe drejtimin e vendit nepermjet Republikes se Re!

E para, është per burra shteti, e dyta per pragmatistë, e treta per Misionare!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*