Trumpin s’e vrasin dot me top , po i bien me ..gop! Kurva kundër e-maileve të Klintonit

Kur gjithë dynjaja ka ngrirë para skandalit të e-maileve të kandidates për president të SHBA , Hillari Klinton, na del një “skandal” seksi. Para 10 vjetësh Donald Trump ia paskësh kërkuar një aktoreje filmash porno, Jessica Drake, për 10 mijë dollarë dhe kthim në shtëpi me avionin e tij privat.

Një avokate ka botuar këtë foto, të shkrepur 10 vjet më parë në një fushë golfi, duke i bashkëngjitur historinë se, Trump, me pizhama, ia ka kërkuar Xhesikës por kjo nuk ia ka dhënë! Pastaj Danaldi e ka puthur pa leje.

Edhe në debatin e fundit Hillary i përmendi rivalit sjelljet me femrat, por ky iu përgjigj se nuk është detyruar ndonjëherë t’i kërkojë ndjesë gruas, duke iu referuar pastër dhe qartë Billit, i cili, duke qenë president, i kërkoi ndjesë gjithë Amerikës dhe kandidates së sotme , që gënjeu për marrëdhënien e seksit oral me një stazhiere në Shtëpinë e Bardhë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*