Turp për Ramën! Abuzoi me besnikërinë e Bashës. Ju tregoj se si. Nga prof. ass. dok Koçi Fosi

Rama ia futi Bashës në këto zgjedhje. Abuzoi me besnikërinë e kryetarit të Partisë Demokratike dhe ia punoi. Të gjithë e dinim se pas 25 qershorit Rilindja do të bënte qeveri me bazë të gjerë, si në Gjermani, me Partinë Demokratike. Që kjo të ndodhte me pak lezet duhej që PS të merrte diçka tek 60 deputetë dhe PD një rezultat sa më të dobët, në mënyrë që të kishte pak kuptim koalicioni dhe që përballë të mbetej edhe një copë opozitë me rreth 40 deputetë…

Në 25 qershor Basha dëshmoi se është i besës dhe i qëndron marrëveshjeve. Ashtu siç e parashikuan shumë shqiptarë të vëmendshëm, ai mori minimumin historik në këto zgjedhje. Vetëm 43 deputetë….

…por Rama ia futi! Peng i babëzisë së tij, kryeministri ka marrë 74 deputetë, nga 71 që i duhen për të qeverisur i vetëm dhe i patrazuar. Në këtë rast nuk ka asnjë kuptim se pse njëri që iu lut shqiptarëve t’ia lenë timonin vetëm për vete, se mos i hyjnë në tepsi, pasi merr edhe timonin edhe tepsinë për vete, ul në prehër rivalin kryesor.

Për fat të keq, kjo është historia e njeriut të ndershëm, të besës dhe fjalës së mbajtur. Si Basha e kanë pësuar gjithmonë në këtë vend ata që nuk gënjejnë, që i përmbahen kotratave e marrëveshjeve, që ecin drejt e drejt, pa ua futur të tjerëve. Të abuzosh me një njeri të tillë? PO MOS E HËNGSH TEPSINË QË TË DHUROI BASHA PA DASHJE, NGA NDERSHMËRIA, O EDI RAMA!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*