TURP! Rama do të arrestojë Leonard Dedejn pas Haradinajt se ia kërkon Serbia!!

Trim mbi trima në facebook shqiptarët por kur vjen puna për në shesh, shumë pak dolën, për të mos thënë vetëm ky djalë. Ai është Leonard Dedej, aktivist civil dhe politik. Pak orë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë për llogari të Serbisë, Dedej doli para ambasadës së Republikës së Francës me këto simbole;

Flamurin francez në dorë ku shkruhej “Je suis Haradinaj” (Unë jam Haradinaj)

Flamurin e Serbisë të shkelur me këmbë.

Për këtë xhest Ministria e Jashtme e Serbisë ka thirrur të ngarkuarin me punë të Shqipërisë atje dhe i ka kërkuar që autoritetet shqiptare të kapin dhe të dënojnë autorin. Ky yni i “ka shprehur keqardhjen për incidentin”! Po për përndjekjen sistematike të Ramush Haradinajt , a ka ndonjë keqardhje a qëndrim ky i dërguari me punë i Shqipërisë?

Nejse, situata është kjo; Të enjten për llogari të Serbisë, Franca arreston një prej heronjve shqiptarë të luftës për çlirimin e Kosovës. Më pas për llogari të Serbisë , Shqipëria duhet të arrestojë një aktivist që protestoi kundër këtij arrestimi!?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*