Turpi i Kryeministrit Rama dhe ministres Lindita, që burgosin studentët protestuesë Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Edi Rama ka paditur penalisht studentët që e qëlluan me vezë, për të protestuar kundër Reformës në Arsimin e Lartë.
Kur studentët gjuajnë me vezë kryeministrin, kjo protestë është mënyra më demokratike e çdo qytetari për të protestuar publikisht kundër keqqeverisjes!
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla padit penalisht studenten, që e bojatisi publikisht me salcë, ngaqë kështu studentja reagoi kundër Reformës së Arsimit të Lartë, që ndërmori ministrja e Arsimit.
As kryeministri, as ministrja e Arsimit, nuk i dëgjuan më parë protestat e vazhdueshme të studentëve, të të gjithë pedagogëve, kundër Reformës së Arsimit të Lartë.
As kryeministri, as ministrja e Arsimit nuk morën parasysh më parë, në kohën që hartuan ligjin e Arsimit të Lartë, kundërshtimet e studentëve dhe të pedagogëve ndaj projektligjit që hartuan për Arsimin e Lartë.
Kryeministri e Ministrja e Arsimit hartuan një reformë në Arsimin e Lartë, jo që t’u shërbejë studentëve, jo që t’i shërbejësë ardhmes të nxënësve dhe studentëve, por, kryeministri dhe ministrja e Arsimit ligjin e Arsimit të Lartë e hartuan dhe e miratuan që t’u shërbejë klientëve të tyre politikë.
Nga reforma e re e Arsimit të Lartë, e kryeministrit dhe e ministres Lindita, studentët me mesatare 9,4 nuk mund të fitojnë dot më të drejtën që të studiojnë ku të duan ata në universitetet publikë.
Nga reforma e re e Arsimit të Lartë, e kryeministrit dhe e ministres Lindita, studentët do të paguajnë dhjetë herë më shumë tarifa për të studiuar edhe në universitetet publike, tarifa këto të përafërta me universitetet private ne Shqipëri.
Nga reforma e re e Arsimit të Lartë, e kryeministrit dhe e ministres Lindita, shumë specialitete dhe degë dhe fakultete të universiteteve publike do të mbyllen, ngaqë maturantëve nuk iu dha e drejta e studimit, me ato kritere që përcaktohen në ligjin për Arsimin e Lartë.
Kësisoj, reforma e re e Arsimit të Lartë e kryeministrit dhe e ministres së Arsimit do detyrojë maturantët që të studiojnë në universitetet private.
Kjo qeveri socialiste u mburr në 2013, sepse erdhi në pushtet pas 8 vjetësh, dhe gjënë e parë që u premtoi shqiptarëve, ishte MIRËQEVERISJA.
Mirëqeverisje, në rradhë të parë do të thotë TOLERANCË.
Por a mund të ketë TOLERANCË kryeministri Edi Rama, kur padit studentët penalisht, për t’u hakmarrë ngaqë e gjuajtën publikisht me vezë?
Por a mund të ketë TOLERANCË ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, kur padit studenten penalisht, për t’u hakmarrë ngaqë e bojatisi me salcë publikisht?
Studentët gjuajtën me vezë publikisht kryeministrin dhe jo personin Edi Rama.
Studentja bojatisi me salcë publikisht ministren e Arsimit dhe jo personin Lindita Nikolla.
Kryeministri Edi Rama duhet të reflektojë te vetvetja, derisa me keqqeverisjen e tij ka shkaktuar aq revoltë te studentët, saqë ata e gjujanë publikisht me vezë.
Reflektimi te vetvetja e kryeministrit ndaj protestës së studentëve, fillon te korrigjimi i keqqeverisjes, por KURRË, nuk mund të reflektojë kryeministri ndaj protestuesve, duke I paditur ata penalisht, ngaqë e qëlluan me vezë atë, kryeministrin.

Ministrja e Arsimit duhet të reflektojë te vetvetja, derisa me ligjin e keq kundër interesave të studentëve, ka shkaktuar aq revoltë te studentët, saqë studentja e bojatis me salcë publikisht.
Reflektimi te vetvetja ee ministres së Arsimit, ndaj protestës së studentëve, fillon te korrigjimi i ligjit për Arsimin e Lartë, por KURRË, nuk mund të reflektojë ministrja e Arsimit ndaj protestuesve, duke i paditur ata penalisht, ngaqë studentët e lyejnë publikisht me salcë.
Kodi Penal në DEMOKRACI nuk mund të dënojë KURRË Protestën e studentëve kundër politikanit, pavarësisht, edhe kur protesta ka thyer sadopak atë kornizë që parashikon ligji!
Kur kryeministri, kur ministrja duan të dënojnë me burg studentët protestuesë, edhe kur ata protestojnë publikisht, duke gjuajtur me vezë kundër kryeministrit, edhe kur studentët bojatisin publikisht Ministren e Arsimit, atëhere, Qeveria VRET SHPIRTIN DEMOKRATIK të reagimit popullor kundër qeverisjes!!!
Demokracinë nga diktatura e dallon pikërisht TOLERANCA ndaj Lirisë së Shprehjes,Toleranca e qeverisë për qytetarët protestuesë.
Diktatura e burgos qytetarin e vet, kur qytetari “thyen” rendin ligjor për të protestuar kundër keqqeverisjes, kundër një ligji që miraton Diktatura, por ky ligj i diktaturës cënon të drejtat e Qytetarit!
Demokracia është TOLERANCË gjithmonë, edhe kur qytetari proteston ndaj keqqeverisjes pavarësisht se protesta “cënon” rendin juridik, sepse qytetari proteston kundër çdo ligji që miraton qeveria dhe parlamenti, por qytetari mendon se cënon të drejtat dhe interesat publike dhe personale të qytetarëve.
Në demokraci ligji është në shërbim të qytetarit. Kuer ligji ka cënuar të drejtat dhe interesaat e qytetarit, atëhere ligji çverësohet.
Kurrë në demokraci, ligji nuk mund të ngrihet mbi interesat e qytetarëve.
Kurrë në demokraci ligji nuk mund të cënojë interesat e qytetarëve.
Është turp që ministrja e Arsimit të bëjë padi Penale ndaj studentes.
Studentja ngjyrosi me bojë ministren, si përgjegjëse politike,
jo Linditën si mësuese.
Është turp që ministrja e Arsimit të bëjë padi Penale ndaj studentes.
Studentja ngjyrosi me bojë ministren, si përgjegjëse politike,
jo Linditën si mësuese.
Arroganca dhe propotenca e kryeministrit Edi Rama ndaj protestave të studentëve u manifestua edhe një herë, po dje, kur kryeministri mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Fakultetin Juridik.
Si mund të mirëkuptohet prania e kryeministrit në ceremony të diplomimit të studentëve, kur, po atë ditë, policia arreston studenten, ngaqë protestoi kundër ministres së Arsimit, pikërisht për ligjin e reformës në Arsimin e Lartë. Sudentja me ligjin e ri të kryeministrit për Arsimin e Lartë, nuk do të ketë më mundësi, që të diplomohet kurrë.
Jo vetëm kaq.
Kryeministri Rama po dje, manifestoi në atë ceremoni të studentëve edhe hipokrizinë e tij politike, derisa u shpreh se “- Njeriu është më fisnik se çdo kafshë!!!!”
Pyetja, që I bëjmë publikisht kryeministrit Edi Rama, është:
– Sa fisnik jeni vetë ju, zoti Edi Rama, që paditni penalisht studentët, vetëm e vetëm ngaqë ju qëlluan juve me vezë, për të protestuar kundër keqqeverisjes tuaj?
– Po Ministrja e Arsimit. që padit studenten protestuese, është fisnike?
Udhëheqësi për të mirën e popullit, Udhëheqësi për përparimin e Demokracisë sakrifikon edhe jetën.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama burgos studentët, ngaqë ata protestojnë me vezë kundër keqqeverisjes së tij!
Asnjë demokraci nuk bie, kur studentët gjuajnë me vezë kryeministrin.
Demokracia gjithmonë VRITET, sa herë kryeministri burgos STIDENTËT PROTESTUESË!!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*