U kry (edhe) Reformimi i Drejtësisë shqiptare. Jakup B. GJOÇA

Lirohet EDHE piloti italian, që pranoi se do të transportonte 200 kg droge,

si kusht nga Bashkimi Europian ndaj Shqipërisë, për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donal Lu, duke qënë shumë I zënë me studimin e dosjeve të Al Kaponit shqiptar në Qeveriun dhe Parlamentin  shqiptar, për t’ja dorrëzuar sa më shpejt studimin hetimor Byrosë (shqiptare) KOMBËTARE TË HETIMIT, por që do drejtohet nga prokurorë amerikanë, as dëgjoi, dhe as pa avionin-mushkonjë që u ul në pistën e re të Ishmit në Durrës.

DEA dhe FBI ishin të zënë  me shumë punë dhe nuk kanë përgjuar HIÇ telefonatat e trafikantëve shqiptaro-italianë të Hashishit, sepse janë duke trajnuar prokurorë shqiptarë, që do të hetojnë dosjet e kriminelëve deputetë dhe të qeveritarëve të korruptuar shqiptarë.

Mësimi i parë i këtij trajnimi të DEA dhe FBI për prokurorët shqiptarë, të përzgjedhur nga Kryetari I Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa, është që të japin AMNISTI të plotë ndaj çdo shtetasi joshqiptar trafikant, që vepron në Shqipëri, çdo rast të mundshëm, nëse ky trafikant i huaj i drogës, është emisar dhe mercenar i politikanëve shqiptarë.

Ndërsa INTERPOLI po heton me rrënjë dhe me degë, se ku e gjeti informacionin e parë opozita shqiptare, për uljen e saktë të  avionit-mushkonjë në Ishëm të Durrësit, ndërkohë, që radarët e INFO-INTERPOLIT, çuditërisht,  edhe pse në funksionim të plotë, nuk kishin asnjë gjurmë, për interarin BARI-ISHËM

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*