Unë besoj se e di kush do ta zgjidhë krizën tonë politike. Nga Armir SHKURTI

Ajo çka duket deri sot është se po heq pikën e zezë Merkel pèr të zgjidhur krizën shqiptare, por ajo që po vërtetohet përditë është se Merkel nuk e zgjidh dot.

Edi Rama, ashtu si kolegu Vuçiç, ashtu si “Ballkani Perëndimor” janë projekte të BE, frenat e të cilit i ka shtënë. butë – butë kancelarja e Gjermanisë , Angela Merkel. Ca kohë kryeministri ynë jetoi “muaj mjalti” për shkak se Anxhelën na e shiti si shoqe, si kumbarë, si teze, si të duash quaje, por si mbrojtësen dhe dashamiren më të madhe.

Që para Brexit-it zëra seriozë theksuan se BE është projekt i dështuar, se Unioni ka qenë asimetrik, në favor të Gjermanisë, se burokracia po e gërryen dhe e ka bërë jofunksional në shumë drejtime…. Por si miku i “shefes” Rama ynë vazhdoi të trashë zërin me idenë se s’ka kush i bën gjë. Aq më tepër që matanë oqeanit ishte dorëzanë Uncle Soros (Dajë Sorosi).

Por Sorosi perëndoi me ardhjen e Trump dhe po ashtu edhe politika amerikane ndaj BE, si ndaj gjithë botës, po riformatohet. Zogjtë e rilindjes nuk lenë rast pa përhapur propagandën se “ne jemi aq të vegjël sa nuk na ka në vëmendje ShBA”. Pèrkundrazi! Nënshkrimi i pak ditëve më parë nga presidenti Trump i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia. Thaçi, njeri i SHBA në krye të Kosovës, është tjetër provë. Nuk po vazhdoj me gjeopolitikë, por duke vërejtur stilin e presidentit të ri amerikan, besoj se nuk do të vonojë të demonstrojë të njejtën gjë edhe në Shqipëri, vendin më proamerikan në glob! Natyrisht do të presë të dështojë deri në fund Merkeli me filialet e saj ballkanike, për ta mbyllur kapitullin me një zgjidhje amerikane të krizës politike shqiptare.

Çështja është, do ta presë politika shqiptare si deus ex machina zgjidhjen apo do të pozicionohet natyrshëm në kërkim të zgjidhjes amerikane?  Topi së pari është në portën e PD-së. Tashmë që ministri i jashtëm i Merkelit u shpreh pro qeverisë dhe i dërguari i PPE nuk qullosi gjë, ka gjithë të drejtat e Zotit të propozojë negociatorë të tjerë. Siç Rama me Metën kërkuan një Europian të djathtë , Basha ka gjithë mundësitë të kèrkojë një personalitet amerikan……që të jetë në lojë them unë. Se kur të vijnë ata vet me zgjidhjen para, mund të jetë politikisht shumë vonë për të gjithë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Mos e dhente perendia qe politikanet tane te marrin si shembull Tramp. Me fal problemet qe ke ne shtepi ti zgjidh komshia? S e besoj. Shqiptaret problemet e tyre duhet ti zgjidhin vete e jo te presin nga te tjeret, e aq me keq te behen vegla te te tjerave. Te jesh politikan duhet te jesh diplomat ne radhe te pare dhe te kesh vizione. Fjalet e Willy Brandt mbeten immer aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*