“Urime Establishmentit”! Nga dje hapet kapitulli zyrtar i “votës kundër”. KOMENT

Gallatë e madhe në Kuvend mbrëmë, apo jo? “Nuk votojmë Gramozin” thotë PD – ja por në votim merr pjesë dhe 3 vota i firojnë që në seancën e parë. Tre vota firojnë por deputetë demokratë akuzojnë Ramën se…i ka vjedhur ai ato vota!

Aq është trashur zullumi e bajatur çorba sa nuk po dinë më as ta mbulojnë. Kjo klasë politike çdo ditë jep provën e të qenit një establishment që luan teatrin e “luftës”, “përçarjes”, “integrimit”… por tek e fundit mbetet bashkë në ujditë për pushtet.

Ky lloj establishmenti mund ta qarkullojë në duart e veta pambarimisht pushtetin nëse nuk veprojnë forcat, tashmë të prononcuara kundër këtij establishmenti. Madje edhe zyrtarisht! Vota kundër apo vota kryq në gjithë fletën për herë të parë në Shqipëri sivjet qe lëvizje e mirëfilltë politike antiestablishment. Nga aktivistë politikë madje edhe nga parti politike,mvotuesve iu bë thirrje të shkojnë tek kutia dhe votën ta bëjnë të pavlefshme, për të treguar se jemi kundër kësaj klase.

Dhe shqiptarët u përgjigjën. Disa duke votuar kundër, shumë të tjerë duke mos shkuar fare të votojnë, nga mungesa totale e besimit. “Beso e kontrollo” e Stalinit është mënyrë jetese jona. Nga përvoja e hidhur, natyrisht, por shqiptari është djegur nga llafet e do ta shohë me sy e ta prekë me dorë një gjë që ta besojë. Sidoqoftë, bèrthama është. Lëvizja antiestablishment ka nisur si frymë, si kauzë , si aksion politik madje edhe si pèrfaqësim, nga aktivistët, qytetarët, partia politike që e pèrfaqësoi në këto zgjedhje (Aleanca Popullore) dhe partitë e tjera që, pas marrëveshjes së 17 – 18 maijit kuptuan se mbetën dekor i establishmentit.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*