Vdekja e demokratit Avni dhe pordhët e demokratëve tironc. Nga Armir SHKURTI

Ky njeri i mirë në foto quhej Avni. Vinte nga Tepelena për të protestuar në tendën para kryeministrisë. Me shumë hidhërim mësova se ndërroi jetë, ky njeri që shkonte e vinte nga varfëria e qytetit të tij, në qendër të kryeqytetit. Rrinte, e gdhinte, udhëtonte dhe kthehej.

Si ky njeri i mirë janë me mijra që vijnë përditë dhe e gdhijnë përnatë nga Lushnja, Laçi, Këlcyra, Puka e çdo kënd i vendit. Organizohen me makina, autobuzë, furgonë, të ngrënë e pangrënë…

Ndërkohë që në Tiranë jeton numri më i madh i demokratëve. Është një qytet me gati një milion banorë. Shumica dërrmuese e demokratëve tiranas nuk ka nevojë as për makinë, as për autobuz, as për biçikletë. Në vend të kafes së pasdrekes, sikur të shëtisin si qëmoti në atë pjesë të bulevardit nga ura tek tenda e më tej nga tenda tek Presidenca, sheshi do të qe papushim plot.

Nëse në vend të analizojnë kafeneve intrigat e magjitë që ndodhin ose mendohet se ndodhin brenda partisë e më gjerë në politikën e madhe, sikur vetëm kohën e lirë të vrasë një pjesë e vogël e demokratëve të Tiranës, nuk do të qe nevoja që Avniu të shkonte e vinte nga Tepelena e sivëllezërit e Avniut nga çdo kënd i vendit të sakrifikonin netëve në një qytet që s’është i tyri.

Në fakt që ditët e para të ngrefjes së tendës kam lexuar me përbuzje komente “demokratësh” që shpalosnin “argumenta” se ç’i frenonte të shkonin tek tenda. Ca , se nuk shihnin dot ca të vjetër. Ca të vjetër se nuk shihnin dot ca të rinj. Ca “metropolitanë” se nuk duronin dot “katunarët” e të tilla – më fal për shprehjen – pordhë syfyri , siç i thonë tiroce. Mbushet çadra vetëm kur mbërrin Basha. Atëhere vijnë ata të kanë turnin dhe ata që duan t’i shohë kryetari. Shtyjnë Avniun dhe Avnitë e gjorë që vijnë për shpirt nga ana e anës dhe ngrihen në majë të gishtërinjve që t’i shohë ai.

Jo Avniu dhe as Avnitë e tjerë, por këta pordhacët që bëjnë opozitën në kafene e zgjasin qafën kur mbërrin kryetari në fakt duket se do ta gëzojnë republikën e re…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*