Vërtetohet teza: Koli nuk është k**! Debati për Edin dhe mediat me Koçin

Koli – Po ç’kemi ndonjë gjë?

Koçi – Hiç mo, doli ai i gjithdituri mbrëmë dhe foli për mediat. Tha si bëhen e si nuk bëhen

Koli – Për këto, hashashin, plehrat, fukarallikun, maskarallikun…

Koçi – Ça po të them unë? Atë pra bëri mbrëmë. Për ato foli. Ama i zurin mbrapsh. Foli për mediat, që merren me këto që the ti, tha se mediat janë gënjestare që këto që the ti të dalin gënjeshtra!!

Koli – T’ëmën o! Gjynah që bëri një gjysmë shkolle i varfri! Të kish mbaruar fizik në vend të pikturës, do ta kish marrë çmimin Nobel. Pa hë , pa hë, ç’tha?

Koçi – Tha se një debat me 6 analistë të Kosovës e kishte futur live në faqen e vet të Facebookut dhe se komentet kishin qenë më shumë se kurrë….

Koli – Po a e ka akoma atë formulën e Lalit ky, që ushtarët me kompjuter para nisin komentet?

Koçi – Ç’punë ke ti me atë punë? E rëndësishme është që kanë komentuar sa as për papën s’ka bërë vaki!

Koli – Po l*qe, bole, k**r, b**q*r e të tjera, a kishte?

Koçi – Nuk e pashë me thënë të drejtën. Po për ato ka edhe facebooku filtra, edhe Majlinda Bregu ka propozuar një ligj shumë të mirë që të rras brenda po e shkruajte. Po nesje. Desha të them se analistët i bëri mut! Janë kthyer në parti politike – tha. Janë pati allasoj – tha, që kanë braktisur detyrën e informimit publik, kritikën serioze…

Koli – Dale mo një herë! A nuk shkojnë analistët e këtij këtu dhe politikanët po ashtu, me  listë partie?

Koçi – Tjetër muhabet ai!

Koli – Ore dale, mos ma fut mua!! A nuk shohim po ata analistë ekran më ekran? A nuk shkojnë që të gjithë me leje partie e me lista nga Rama e Basha?

Koçi – Po ç’e pengon këtë sot t’i thërrasë mendjes e të kuptojë se analistët nuk duhen më?

Koli – Po i duhen që ç’ke me të o Koçi!! Por media ia ka thyer turinjtë këto kohë. Besoi koqja se i kishte në thes, por i dolën nga thesi me këtë muhabetin e plehrave, me Arditin e gjorë, me hashashin…..Rama i prodhoi, Rama i ka në dorë pronarët, por sot për fat nuk pinë ujë më se secili ka facebook dhe e boton atë që thotë në kohë reale.

Koçi – Po që të paskam quajtur k*r kot unë ty? Ti qenke më i zgjuar se Edi Rama! Po si thua, pse doli dje e na çau trapin si filozof për 9 minuta?

Koli – I ke parë zgjedhjet në Amerikë vëlla? Mediat thonë tjetër gjë, rrjetet sociale tjetër. E ka kuptuar ky këtu që fushata po afrohet dhe punët keq me internetin do t’i ketë, se televizioneve, çoju reklamë e çoju gjoba e të vijnë nga pas vetë. Po portaleve ç’ti bësh? Kështuqë me ata e ka. E ka po ashtu me deklaratën nga Brukseli se për fshehjen që u përpoq Lal’Eri t’i bëjë vrasjes së atji djelit në landfillin e Sharrësn e quajti çensurë. Kë ka bërë të mirë ky, më thua!?  Drejtësia? E gjitha e korruptuar! Lazarat i shpërndarë në gjithë vendin. Opozita? Ha pshesh te SHQUPI. Mediat? Kazan! Vetëm ky është i dituri, i drejti, i miri…

Koçi – Mos e zgjat! Mu mbush mendja që ti nuk je k*r. Për Edin….ça të thotë vëllai, ma përmbyse ti komplet teorinë

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*