Vetting, meeting, 2 çadra, një i huaj dhe shumë pensionistë. SHËNIM

Xhek është një suedez që ka ardhur ca ditë në Tiranë për vizitë. Fle tek Rogneri. Ditën e parë kërkoi të vizitonte tendën e protestës para kryeministrisë. Mendoi se qe ndonjë panair nga ata ushqimorët që organizohen edhe në vendin e tij, por e sqaruan se ç’është në fakt dhe ai hoqi dorë. Pastaj zbriti më poshtë dhe pa tendën tek Taivani ku mblidhen firmat për vettingun.

– Po këtu? – pyeti kurreshtar

– Këtu protestojnë se përse nuk bëhet vettingu. Mbledhin firma për t’i bërë pushtetit dhe qeverisë presion që të zbatojë vettingun.

– Po parlamenti dhe qeveria pse nuk e zbatojnë? – u indinjua suedezi

– Jo, qeveria do, por ngaqë opozita proteston, kryeministri thotë se prandaj nuk bëhet vettingu. Ndaj edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ministri i Brendshëm e nënshkruan me qejf…

– Domethënë është protestë kundër opozitës?

– Jooo! Këta që e nënshkruajnë janë veteranë të nderuar , shoqëri civile, OJF që s’kanë punë fare me politikën. Ata thjesht ia kërkojnë pushtetit të bëjë vettingun. Se si e bën pushteti e kush e pengon, kjo nuk është punë e tyre.

I shastisur suedezi bën edhe një pyetje të fundit:

– Po ky vettingu , ç’është, që e duan kaq masivisht shqiptarët?

– Ky do të fusë në burg Saliun dhe Ilirin. Kështu na ka mësuar partia që është vettingu, prandaj shkojnë me qejf këta të moshuarit të organizuar për të firmosur…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*