Vota do të manipulohet! Sivjet në dëm të partive të vogla. EDITORIAL

A do të shkojë Marrëveshja deri tek vota? Nuk është çudi. “Për herë të parë do të kemi zgjedhje të pakontestueshme” – thotë Rama, pas marrëveshjes me Bashën. Sepse zakonisht, pas çdo votimi, cilado opozitë ka kundërshtuar votimin e kësaj here kanë rënë dakord..

..Por mbrëmë Ilir Meta dha sinjalin. Në një bisedë të gjatë në TV Klan themeluesi dhe udhëheqësi i LSI kërcënoi dy të mëdhenjtë që të mos prekin votën.

Duke u marrë me kombinimet paszgjedhore, se si do të qeveriset vendi, kush mund të bëjë koalicion, kush mund të qëndrojë në opozitë…ne kemi harruar kryesoren: VOTIMIN!

Pasoja e marrëveshjes Rama – Basha ishte nxjerrja jashtë loje e partive të tjera, të quajtura “të vogla”. Militantët demokratë e rilindas shpërthyen në entuziazëm pasi “hoqën qafe të bezdisurit”. Këto ditë Edi Rama po i shpjegon popullit se çfarë fatkeqësie ishin partitë e vogla që kërkonin vende pune. Ndërsa “teknikët” e Bashës ia kanë hyrë me kokë kontrolleve e për pasojë pushimeve nga puna të njerëzve të LSI në administratë. E gjithë kjo betejë kundër “të  vegjëlve” ka një kulm: ditën e zgjedhjeve!

Dhe nëse ca prej tyre tashmë e kanë mbyllur kapitullin që në 18 maj, LSI, PDIU e ndonjë tjetër po çapiten mundimshëm deri në 25 qershor…..po sikur Marrëveshja të funksionojë edhe atë ditë? PD dhe PS të bashkuar kanë edhe bekimin e ndërkombëtarëve nëse dalin e pranojnë rezultatin. Edhe sikur të tundë dynjanë LSI – a, një rresht ka për të qenë në raportin përfundimtar.

Pra sot jemi para mundësisë së manipulimit të zgjedhjeve, si çdo herë tjetër, por këtë rradhë në dëm të partive të vogla, me LSI në krye. Marrëveshja për të qeverisur rehat ka shansin të kurorëzohet me krimin e manipulimit të votës, këtë herë jo nga pushteti vetëm, por nga dy partitë që kanë vendosur të qeverisin bashkë, në mënyrë totalitariste!!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*