Zbulohet emri i të parit në listë në Lezhë. Kush ëshët Zef Doçi?

Bëhen të ditur emrat që do të kandidojnë për deputet në qarkun e Lezhës. Ndër emrat që do të jetë në krye të listës për deputet në radhët e PDIU është Zef Doçi. I cili aktualisht është edhe këshilltar në bashkinë e Lezhës. Sipas burimeve nga PDIU, zef Doçi është i testuar si një nga personat të cilët ka marrë shumë vota për të qenë si anëtar në këshillin bashkiak, i listuar në Partinë për Drejtësi Intëgrim dhe Unitet.

Por duke marrë edhe një opinion nga shumë banorë të Lezhës, Zef Doçi gëzon një respect të madh në këtë zonë, pasi sipas tyre ai ka ndihmuar edhe shumë persona të cilët kanë pasur nevoja të ndryshme, qoft ekonomike apo edhe shëndetësore. Pak ditë më parë Doçi është prezantuar si deputet i ardhëshëm në kryesin e PDIU në Lezhë. Prezantimi i tij u bë nga sekretari organizativ i PDIU, Alfred Deshati Kush është Zef Doçi?

Zef Gjet Doçi ka lindur me 15 shkurt 1980, në fshatin Kodër-Spaç të Mirditës dhe që në moshën 9 vjeçare, familja e Zefit është zhvendosur në qytetin e Lezhës. Një pjesë të shkollës fillore dhe shkollën e mesme, Zef Doçi e ka mbaruar në qytetin e Lezhës. Shkollën e Lartë Zefi e ka mbaruar për Juridik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Aktualisht Zef Doçi mban edhe postin e N/Kryetarit të Këshillit të Bashkisë dhe Anëtar i Këshillit të Qarkut Lezhë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*