Zbulohet misteri. Ja pse s’ikën Elvis Roshi nga bashkia e Kavajës

Edhe pse prokuroria e kërkoi, edhe pse KQZ e shkarkoi, edhe pse humbi gjyqin në Kushtetuese, kryetari i bashkisë së Kavajës vazhdon të jetë aty ku është dhe në atë bashki nuk po bëhen zgjedhje për pasuesin e tij. Pas interesimeve këmbëngulëse zbuluam se, vërtet Elvis Roshi ka humbur gjyqin si Elvis Roshi, por ai ka edhe katër emra të tjerë , e përkatësisht: Ervin Roshi, Bashkim Hallulli, Enver Rroshi, Enver Proshi. Në këtë mënyrë kryetarit të bashkisë së Kavajës i duhen edhe katër gjyqe të tjerë për të çertifikuar me vendim të formës së prerë nëse, mirë Elvis Roshi nuk mund të jetë kryetar i Bashkisë Kavajë…por Ervini? Pastaj do t’i kërkojë gjykatës mend , po Bashkim Hallulli a mund të jetë? Më tej do ta pyesë për Enver Roshin e në fund për Enver Proshin…e pastaj kanë ardhur zgjedhjet për kryetarin e ri…

 

 

*botuar në gazetën Drejt

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*