Zhduket tabela në oborr të Edi Ramës, bashkë me portalin e bujshëm.

Ka ca kohë që nga bahçja pas kryeministrisë kanë hequr një reklamë të madhe të portalit stopkorrupsionit.al. Po ashtu, nëse sot hyn tek faqja, fasadën e ke. Ja se si duket:

images1

Por nëse klikon në një ndër rubrikat që të shfaqen, ajo që të del, është mesazhi se ka një gabim, siç edhe duket në foton kryesore të lajmit. Për rrjedhim asgjë nuk të shfaqet nga çka është denoncuar a trajtuar aty, veç disa shifrave.

Ky portal u çel nga Edi Rama në kohën kur ende nuk e kishte plotësisht nën kthetër median. Lajme të bezdisshme për korrupsion, për paaftësi të administratës etj qarkullonin përditë e bënin lajm në gazeta, televizione e portale. Për këtë arsye Rama hapi këtë portal. Sipas tij, qytetari denoncon, rasti ndiqet dhe në fund merr edhe përgjigje për zgjidhjen.

Nga pikpamja praktike për qytetarët ky qark i shkurtër ishte më tërheqës. Sa të shkonin nëpër televizione, t’ia hynin avazeve , të zgjatej në kohë e në fund edhe të mos zgjidhej, ia çonin dorë e parë qeverisë tek ky portal.

Funksioni tjetër propagandistik funksionoi shumë mirë në favor të Edi Ramës. Nga ky portal “mësuam” se ajo që thotë kryeministri, Lazarati i shpërndarë në gjithë Shqipërinë, për sistemin e drejtësisë, qenka i saktë! Shumica e denoncimeve vijnë për drejtësinë.

Shkoi sa shkoi kjo punë e nuk duket se Ramës i duhet më. As portali dhe as ankesat. Në këtë mënyrë, ti as ke mundësi më të shtosh ndonjë ankesë dhe as të shohësh se ç’po ndodh me ato që janë bërë.

“Whoops, looks like something went wrong.” – të thotë portali, që në fakt “wrong” (gabim) e ka për vete, pasi mirë elektronika mund të të lerë në baltë, por atë tabelën nga bahçja e Edit, kush e çoi wrong?

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*