Ermal Hasimja & co është në palën iraniane që bisedon me Trump? Rezultati i njejtë si bashkimi i opozitës shqiptare…

Kërkoni Ermalin me shokë diku nga Irani! Trump po thotë se negociatat me Iranin po ecin mirë ndërkohë askush nuk e di se me kë negocion presidenti amerikan dhe përse kur negociatat shkojnë mirë të dyja palët lëshojnë raketa?

Përgjigjja vjen nga Shqipëria. Muaj më parë një grup intelektualësh shumë të shquar mori nismën e krijimit të “Forumit për dialog politik”. Qëllimi i këtij “Forumi” ishte bashkimi i opozitës. Deri para nismës së Hasimes and co., ca aleanca edhe ekzistonin. Pas daljes së “Forumit”, jo vetëm partitë e tjera s’u bashkuan, por edhe vetë PD është përçarë.

A qe dështim apo mision? Dhe cilat janë shkaqet ?

Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Henri Çili, Lulzim Basha, Ylli Pango etj u shfaqën në qiellin politik shqiptar në vitin 2005 si grupimi KOP ( Komiteti i Orientimit të Politikave ). Pas fitores së PD ky Hasimja nisi një biznes arsimi dhe u zhduk nga skena. Vjet, kur PD ndodhej në fund të greminës, pas katastrofës zgjedhore të 11 majit dhe para zgjedhjeve të pjesshme, Berisha nuk po gjente qoftë dhe një kandidat të vetëm për të qenë për kryetar në 6 bashkitë ku do të bëheshin zgjedhjet e parakohëshme.

Por befas shkep nga hiçi zgjidhja. Agron Shehaj, i dalë nga PD , me part të re, propozon një kandidat… jo politik! Në çdo standart, ky është falimentim i partive, por, ashtu si qenë katandisur opozitarët në vjeshtën e ’25 – ës s’kishte mbetur vend as për turp as për moral. Ndaj dhe propozimi i Shehajt për “të pavarurin” u pranua në çast. Por në vend të Ermal Hasimes, kandidatit të pavarur të Agron Shehaj, Sali Berisha nxorri të pavarurin e vet: Florian Binajn. ….

Në këto ujëra Ermali shpërtheu me nismën e vet. Forumin e famshëm e bashkimit të opozitës. Për këto që mendon me mendt e veta, kjo lëvizje nuk kishte as të tashme, jo më të ardhme. Asnjë ide konkrete, asnjë qëllim real dhe platformë. Llafe dhe hartime të zakonshme, thjesht për të faktorizuar “kutinë e mendjes”, intelektualët e shquar që s’i le politika të bëjnë përpara.

Kështu pra! Meqë Hasimja me shokë mungojnë në publik që nga fillimi i luftës, që dialogu Trump – Iran ecën mbarë krahas bombardimeve reciproke, ngjan se Ermali o është interlokutori ose këshilltari intelektual i palës iraniane. Rezultati po duket po aq i suksesshëm sa bashkimi i opozitës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*